Madje fqinjët thonë se ai ka punuar deri në moshën 90-vjeçare duke ndihmuar djalin e tij në një fermë bujqësore. Ai është gjyshi i 14 nipërve e mbesave, stërgjyshi i 25 fëmijëve dhe katragjyshi i 13 të tjerëve.
Në një intervistë për ditëlindjen e tij të 116-të ai tha se jetëgjatësia e tij ndoshta ishte falë dritës së diellit. Madje ai mori urimet edhe nga kryeministri japonez, Shinzo Abe.
Sipas të dhënave të fundit, në Japoni jetojnë më shumë se 50 mijë njëqindvjeçarë, duke përforcuar reputacionin e saj për jetëgjatësinë. Vendi gjithashtu mburret me gruan më të vjetër në botë të jetesës, 115-vjeçarja Misao Okawa.
Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)