Ndërron jetë në moshën 73­-vjeçare
Ylli Vejsiu, një nga themeluesit e PD

Ndërron jetë në moshën 73­-vjeçare<br />Ylli Vejsiu, një nga themeluesit e PD
Është ndarë nga jeta në moshën 73­-vjeçare, akademik Ylli Vejsiu, pas një sëmundjeje të gjatë. Vejsiu ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, deputet i saj pas rrëzimit të regjimit komunist dhe Ministër i Arsimit.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Arsimit nga 13 marsi 1992 deri në prill 1993. Më pas, edhe pse mbante postin e deputetit, u zgjodh nënkryetar i Akademisë së Shkencave.
 
Ylli Vejsiu ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, duke filluar nga viti 1991 deri në vitin 2001 kur u bënë zgjedhjet e reja parlamentare.

Kohët e fundit, profesor Vejsiu duket se ishte “mundur” nga sëmundja, dhe shikohej rrallë e më rrallë në jetën publike aktive.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë