TIRANË, 17 Mars / ATSH / - Ministra e Zhvillimti Urban dhe Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë organizuan sot në sallën qendrore të Muzeut Historik Kombëtar ceremoninë e ndarjes së çmimeve për punimet fituese të konkursit "Arkitektët e rinj për zhvillimin urban". Ishin të pranishëm në këtë takim ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, zëvendësministrat Gjon Radovani dhe Alfred Dalipi, kryetari i Shoqatës së Arkitektëve, Maksim Mitrojorgji, përfaqësues të universiteteve publike dhe private, grupe të interesit, arkitektë, urbanistë, studentë dhe vizitorë të shumtë.
Nga 26 punime, juria vlerësoi si më të mira projektet: Vendi I parë: Rindërtimi i Kishës së Shën Mërisë së Vaut të Dejës dhe ndërtimi i Muzeut të kujtesës e traditës vendase përgjatë rrugës për në Kështjellën e Shën Markut.- Arba Baxhaku.
Vendi i dytë: Rivitalizimi i tregut bizantin dhe termet publike Durrës. Hysen Cifliku
Fier need more- Ardit Qereshniku, vendi i tretë:Liqeni artificial i Tiranës. Rehabilitimi funksional dhe estetik i tij. - Juljana Strataj. Bashkimi i vlerave nëpërmjet itinerait (Orikum). Endrit Llubani
Rizbulimi, rivitalizimi, ripërdorimi i Shkëmbit të Kavajës - Gejsu Selimi. /a.ke/