‘Të vras nëse marr vesh se del me ndonjë tjetër”.Ky është kërcënimi që ka marrë një rumune në Itali nga një shqiptar me të cilin ka pasur një lidhje dashurie që ka zgjatur prej 13 vitesh.
Sipas mediave italiane, shqiptari pas ndarjes nuk ka mundur që ta suportojë një gjë të tillë duke e kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme atë përmes telefonit.
35-vjeçari shqiptar jetonte prej kohësh në rajonin e Breshias ku pas ndarjes ai e përndiqte vajzën rumune derisa ajo ka njoftuar edhe policinë e cila ka prangosur të riun shqiptar.
Policia italiane ende nuk ka dhënë detaje rreth identitetit të shqiptarit apo vajzës rumune të përfshirë në këtë ngjarje.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com