Ndahet nga jeta Agim Mujo, roli i veçantë ku luajti me motrën e tij Yllka Mujo

Ndahet nga jeta Agim Mujo, roli i veçantë ku luajti me motrën e tij Yllka Mujo

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme nga një atak kardiak, Agim Mujo, vëllai i aktores Yllka Mujo. Ai u shua në moshën 63-vjeçare në Romë të Italisë, ku jetonte atje prej vitit 1990, pasi ishte larguar me hapjen e ambasadave. Një aktor që ka luajtur në disa filma, mes të cilëve "Malet me blerim mbuluar" në moshë fare të re.

Agim Mujo mbaroi studimet për pikturë dhe u shqua për talentin e tij, duke u paraqitur në shumë ekspozita si në Itali dhe Francë. Më datë 7 tetor ishte planifikuar hapja e një ekspozite në Paris me Zamir Matin, por që nuk arriti ta realizonte dot.

AI ka interpretuar edhe në filmin shqiptar bashkë me motrën e tij Yllkën në të njëjtin rol si në jetë, motër e vëlla. Bëhet fjalë për fillim e vitit 1970 “Malet me blerim mbuluar” ku Agimi luante rolin e Zenelit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 22/09/2019 12:51

    Eshte e dhimbshme te degjosh humbje te personazheve te kinemase shqiptare. Kinostudjo shqiperia e re ishte nje hollywood ne kuptimin e vertete te fjeles! Edhe rrolet episodike apo te dores se dyte kane nje profesionalizem te larte qe lene gjurme ne memorjwn e publikut. Qofte i paharruar dhe ngushullime familjes Mujo!

    Përgjigju
  • LORA: 21/09/2019 15:46

    Ne filmin "Malet me blerim mbuluar" Agimi shkelqen ne rolin e partizanit te vogel Zenel.Sot e mesova qe paska qene piktor. Ja keshtu largohen nga jeta ata qe lene gjurme te verteta ne memorjen e njerzve,,,pa zhurme e buje,si Tos Baxhaku apo Gjergj Xhuvani. Ngushellime te ndjera familjes dhe sidomos Yllkes,per humbjen e vellait.

    Përgjigju
    • Berti: 22/09/2019 10:22

      Çudi..sa keq! Per Gimin nuk do thoshte dot asgje te keqe,sepse ishe nje njeri i mrekullueshem,artist i lindur,si ne kitarë,pikturen,linguist,shok,mik, korrekt,me cilesi teper te rralla. Nje person shumë i veçante,njeri nga shoket me te vuer qe kam patur ne jete! qe kurr nuk qahej ,çdo moment të veshtire i kalonte me nje humor te holle. Shume cilsor dhe teper modest ,teper i rezervuar per tu dukur. Shpirti,thjeshtesia ,natyra e tij,thellsia e mendimeve te tij mund t'ja njihnin ata qe kishin fatin t'a njihnin nga afer.sa keq qe nuk shkruajti..pasi per detajet e jetes se zakonshme Gimi do pershkronte dhe analizonte si nje novele Cehovjane..dhe do te zbulonim akoma me shume per natyren e tij teper rralle. Tani dalgadale po kuptoj ,se nuk e kam më Gimin!

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në dalje të qytetit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në dalje të qytetit