U nda nga jeta në moshën 76-vjeçare akademiku Jorgo Bulo. Historiani i letërsisë humbi jetën ndërsa ndodhej në një aktivitet të rëndësishëm në qytetin e Përmetit. Kritiku letrar, profesor Doktor Jorgo Bulo ka qenë mjaft aktiv në fushën e letërsisë dhe këtë çka e dëshmoi edhe angazhimi i tij deri në momentin e fundit të jetës.
 
Kontributi i tij u vlerësua edhe nga ligjvënësit shqiptarë në Kuvend, kur nënkryetarja Valentina Leskaj  gjatë seancës së sotme plenare kërkoi të mbahej një minutë heshtje në nder të tij.

Bulo kishte titullin Profesor Doktor dhe është autor i një sërë studimesh në fushën e letërsisë. Ai është një ndër gjuhëtarët që ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e “Fjalorit të gjuhës shqipe”, botuar në Tiranë, në vitin 1980.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)