Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktori i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare Demir Hyskja. Lajmi konfirmohet nga famijlarët e tij në Elbasan. Dy vjet më parë Demir Hyskja ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe opinioni publik, pasi u raportua se humbi jetën, por në të vërtetë ai kaloi një vdekje klinike, të cilën pas disa orëve e kaloi me sukses.
Vitet e fundit aktori Demir Hyskja vuante nga një zinxhir sëmundjes të rënda, tensioni i lartë, diabeti dhe veshkat. Prej disa ditësh Hyskja ishte shtruar në spital, pasi gjendaj e tij shëndetësore ishte rënduar.
Gjatë tre dekadave në skenën e teatrit aktori Demir Hyskja ka realizuar mbi 50 role kryesore. Ndërsa në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike, por dhe dokumentarë.
Filmi i tij i parë ka qenë “Ngjadhëngjim mbi vdekjen” në vitin 1967, ndërsa i fundit “Dhe vjen një ditë” në vitin 1986.
Demir Hyskja është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 u nderua me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Hyskja është zgjedhur katër herë radhazi edhe si deputet i Kuvendin Popullor.
Aktori i mirënjohur shqiptar, Demir HYskja, i cili u lind më 1 janar 1937 në Elbasan për më shumë se 30 vjet la gjurmë me role të shumëllojshme dhe të shquara në filma e ndryshëm të kinematografisë shqiptare.
Familjarët e akorit të madh njoftojnë se nesër në orën 11:00-13:00 në teatrin Skampa organizohen homazhet në nder të aktorit.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO