Një tjetër lajm trondit familjen Santo. Kur kanë kaluar më shumë se 2 vite nga vrasja e ish-bankierit Artan Santo në zonën e bllokut, është bashkëshortja e tij që ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.
Lajmi konfirmohet nga familjarë të Santos, të cilët bëjnë me dije se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë një ditë më parë në një spital në Itali. Ajo ndodhej prej një kohe të gjatë në shtetin fqinj për t'u kuruar, por nuk mundi të mbijetojë. Mësohet se pas vrasjes së bashkëshortit, shëndeti i saj ishte përkeqësuar vazhdimisht.
Artan Santo u vra dy vite më parë në një atentat mafioz në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ende sot nuk ka një autor për vrasjen e tij.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com