Anëtari i grupit muzikor rock&roll “The Rolling Stones”, Bobby Keys ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 70-vjeçare.

Ai ka dhënë kontributin e tij si saksofonist që nga viti 1956 deri më sot.

Ndërsa pranë grupit “The Rolling Stones” ka filluar që në vitin 1962 kur u formua grupi me Mick Jagger si vokalist, Brian Jones si kitarist, Ian Stewart në piano dhe Charlie Watts.

the rolling stone

Ata u bënë të njohur në vitet 1964-65 duke u bërë fillimisht të njohur për flokët e gjata e më pas muzikën duke u konsideruar kështu kundërkulturës në vitet 60’.

Koha e artë e karrierës së tyre të suksesshme kulmon me albumet “Their Statanic Majesties Request”, “Beggar’s Banquet”, “Let it Bleed”, “Sticky Fingers”, dhe “Exile on Main St”.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)