I lindur në 14 dhjetor 1936 në Korçë, Servet Pëllumbi mbylli sytë në moshën 89 vjecare në Tiranë. Ai u shua pak javë para ditëlindjes së 35-të të PS, Partisë të cilës i dha një kontribut të çmuar që në fillimet e saj.
Për t’i dhënë lamtumirën profesor Pëllumbit, kryesocialisti Edi Rama zgjodhi një foto emblematike të shkrepur më 28 maj të vitit 1996, kohë kur në cilësinë e nënkryetarit ai drejtonte partinë në opozitë, ndërsa kryetari Fatos Nano ndodhej në burg.
Kjo foto mbetet simbol i dhunës së egër që Policia dhe SHIK-u i kohës ushtruan ndaj figurave të larta të partisë socialiste, mes tyre Servet Pëllumbi dhe vetë Edi Rama, teksa atë ditë kishin dalë në shesh për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara.
'Lamtumirë profesor i dashur', ka shkruar kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook, krahas fotografisë së shpërndarë.
Servet Pëllumbi njihet si një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrje aktive në komisionet e ndryshme parlamentare. Në vitin 2002 ai u zgjodh kryetar i Parlamentit, post të cilin e mbajti deri në vitin 2005.
Kryetar i urtë dhe i mençur i Kuvendit, politikan tolerant, mendimtar vizionar shkruan Niko Peleshi në rreshtat e dedikuar humbjes së Servet pëllumbi.
Edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shpreh dhimbjen për humbjen e Servet Pëllumbit, profesorit të madh sipas tij, që i dha PS-së shumë vlera në kohë të vështira kur iu desh ta drejtonte.
Pëllumbi u diplomua për studimet e larta në Universitetin e Petersburgut me titullin doktor i shkencave në Letërsi. Nga viti 1960 – 1963, ai punoi si pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ushtroi këtë profesion deri më 1977. Në po këtë vit ai u zgjodh anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës. Për gati tre vjet ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës. Ai është autor i dhjetëra librave dhe studimeve në filozofi, politikë dhe demokraci.Ndryshimet demokratike në vitin 1990 e pozicionuan Servet Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, si pjesa konservatore e kësaj partie, përballë rrymës liberale të Fatos Nanos. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 1996.
Në nder të ish kryetarit të Kuvendit ditën e mërkurë do të mbahen homazhe sipas protokollit shtetëror. Nga ora 9:30 deri në orën 12:00 qytetarët do të mund t’i japin lamtumirën e fundit në ambjentet e Teatrit të Opreas dhe Baletit në Tiranë dhe më pas nisja e homazheve zyrtare. Në orë 13:00 kortezhi do të niset për në varrezat e Sharrës, ku do të prehet trupi i Servet Pëllumbit.

Ditën e nesërme, 6 maj 2026, do të mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 89-vjeçare.
Arkmorti do të mbërrijë në Sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Homazhet në nder të Pëllumbit do të nisin në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare.
Në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit. Shoqërimi do të bëhet sipas protokollit shtetëror. Ndërkohë në orën 13:00 bëhet nisja e trupit të Pëllumbit për në Varrezat e Sharrës në kryeqytet.
‘Profesori’ i Partisë Socialiste, Sërvet Pëllumbi, u shua sot në moshën 89 vjeçare, një lajm që tronditi dhe trishtoi të gjithë socialistët që kanë dëshmuar rrugëtimin e saj që nga dita e parë e themelimit e deri tek betejat më të egra opozitare me Sali Berishën.
Një prej tyre është edhe Namik Dokle,I cili me Pëllumbin njihet që në vitet ’70, një miqësi që shkon përtej politikës.
“LAMTUMIRË, PROFESOR I DASHUR!
Krejt papritur të godet në shpirt lajmi i trishtë dhe tronditës: u nda nga ne prof. Servet Pëllumbi. Dhe një jetë e tërë njerëzore dhe politike vjen në ekranin e kujtesës, që nga dita e parë e themelimit të PS, në betejat opozitare, në udhët dhe rrëpirat e vështira të demokracisë, në ndërtimin e një shoqërie normale, me njerëzit dhe për njerëzit. Dhe gjithmonë na jepte më shumë mençuri, më shumë besim, më shumë kurajo, mendimi dhe veprimi i prof. Servet Pëllumbi. Dhe të gjithë e quajtëm PROFESORI I SOCIALISTËVE. Lamtumirë, profesor!” shkruan ai në Facebook.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi e ka cilësuar Pëllumbin si kryetarin e urtë dhe të mençur të Kuvendit.
Më tej Peleshi shkruan se Pëllumbi ishte një politikan tolerant, mendimtar dhe me vizion.
“Humbëm Servet Pëllumbin, Kryetarin e urtë dhe të mençur të Kuvendit, politikanin tolerant, mendimtarin vizionar dhe një ndër themeluesit e Partisë Socialiste. #IPaharruar”, ka shkruar Peleshi në reagimin e tij.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit Servet Pëllumbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka shkruar se Pëllumbi i dha vlerë të pazëvendësueshme Kuvendit të Shqipërisë, gjatë kohës që e drejtonte këtë institucion.
Reagimi i Ballës:
Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi! Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.
U prehsh në paqe Profesor Serveti!
Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh
.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.
Përmes një fotografie simbol të Servet Pëllumbit, të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama ‘i ka dhënë’ lamtumirën e fundit profesorit.
Foto e publikuar nga Rama është shkrepur në 28 maj 1996, dy ditë pas masakrës elektorale të PD-së në zgjedhjet parlamentare. Servet Pëllumbi, i cili në atë kohë drejtonte PS-në në opozitë, ndërkohë që kryetari Fatos Nano ishte në burg, mbeti viktimë e dhunës së egër që Policia dhe SHIK-u i kohës ushtruan ndaj tij dhe shumë figurave të Partisë Socialiste, të cilët atë ditë kishin dalë në shesh për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara.
‘Lamtumirë Profesor i dashur’, ka shkruar kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook, krahas fotografisë.
Komente












E SHIHJA NE RRUGE DUKE ECUR..DUKEJ NJE NJERI SHUME I QETE...NGUSHELLIME FAMILJES....
PërgjigjuNje nga socialistët e fundit, ngushëllime idhulli im, te lanë pas dore por tani do te duan te gjithë.
PërgjigjuNgushéllime
Përgjigju