Është ndarë ditën e sotme nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.
Servet Pëllumbi ka luajtur një rol kyç në zhvillimet politike të Shqipërisë gjatë këtyre viteve të demokracisë.
Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe karriera e tij përfshin disa mandate si deputet i Partisë Socialiste, por edhe kryetar Kuvendi.
Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Ai konsiderohet si një nga zërat që ndikoi në formësimin e debatit politik në atë periudhë.
Në 28 maj 1996, dy ditë pas masakrës elektorale të PD-së në zgjedhjet parlamentare, Servet Pëllumbi, i cili në atë kohë drejtonte PS-në në opozitë, ndërkohë që kryetari Fatos Nano ishte në burg, mbeti viktimë e dhunës së egër që Policia dhe SHIK-u i kohës ushtruan ndaj tij dhe shumë figurave të Partisë Socialiste, të cilët atë ditë kishin dalë në shesh për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi e ka cilësuar Pëllumbin si kryetarin e urtë dhe të mençur të Kuvendit.
Më tej Peleshi shkruan se Pëllumbi ishte një politikan tolerant, mendimtar dhe me vizion.
“Humbëm Servet Pëllumbin, Kryetarin e urtë dhe të mençur të Kuvendit, politikanin tolerant, mendimtarin vizionar dhe një ndër themeluesit e Partisë Socialiste. #IPaharruar”, ka shkruar Peleshi në reagimin e tij.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit Servet Pëllumbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka shkruar se Pëllumbi i dha vlerë të pazëvendësueshme Kuvendit të Shqipërisë, gjatë kohës që e drejtonte këtë institucion.
Reagimi i Ballës:
Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi! Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.
U prehsh në paqe Profesor Serveti!
Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh
.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi.
Përmes një fotografie simbol të Servet Pëllumbit, të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama ‘i ka dhënë’ lamtumirën e fundit profesorit.
Foto e publikuar nga Rama është shkrepur në 28 maj 1996, dy ditë pas masakrës elektorale të PD-së në zgjedhjet parlamentare. Servet Pëllumbi, i cili në atë kohë drejtonte PS-në në opozitë, ndërkohë që kryetari Fatos Nano ishte në burg, mbeti viktimë e dhunës së egër që Policia dhe SHIK-u i kohës ushtruan ndaj tij dhe shumë figurave të Partisë Socialiste, të cilët atë ditë kishin dalë në shesh për të protestuar kundër zgjedhjeve të manipuluara.
‘Lamtumirë Profesor i dashur’, ka shkruar kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook, krahas fotografisë.
Komente












Ngushéllime
Përgjigju