Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare misionari i 'pajtimit të gjaqeve', Avdi Rexha! Në Kosovë njihej si 'Plaku i Pleqnive'

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare misionari i 'pajtimit të gjaqeve', Avdi Rexha! Në Kosovë njihej si 'Plaku i Pleqnive'

Avdi Rexha

TROPOJE- Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare Avdi Rexha, misionari që për më shumë se 25 vite pajtoi familjet në gjakmarrje në Tropojë, një zonë me shumë dyer të mbyllura nga frika e marrjes së gjakut.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi, i cili e cilëson Rexhën si "Plaku i Pleqnive" dhe pasardhës rigoroz i trevës historike të Bujanit.

"Me pikëllim u informova se u nda nga jeta Avdi Rexha,një burrë që jo vetëm për Komunitetin tonë të Tropojës kudo ndodhen por shumë më gjerë ndër shqiptarë sidomos në Kosovë njihet tashmë si "Plaku i Pleqnive". Si një pasardhës rigoroz i trevës historike së Bujanit të Krasniqes tonë krenare,fisnike e atdhetare, Avdi Rexha la emër të veçantë duke u shndërruar në misionar pajtimi. Ai do ngelet jo vetëm në memorien e bashkëkohësve por dhe të rinisë për të cilët u kthye në edukator shembullor popullor.
Në emër te Bashkisë Tropojë por dhe personalisht përveç trishtimit i përcjell familjes, farefisit dhe miqve të shumtë të këtij burri me cilësi te nalta Ngushëllimet më të ndjera dhe të sinqerta. R.B", shkruan Rexh Byberi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!