Ndahet nga jeta Parashqevi Sahatçi, historiane, etnografe dhe koleksioniste e njohur

Ndahet nga jeta Parashqevi Sahatçi, historiane, etnografe dhe koleksioniste e njohur

Parashqevi Sahatçi

Është ndarë nga jeta Parashqevi Sahatçi, historiane, etnografe dhe koleksioniste e njohur

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i bashkisë, Ervin Demo përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Berati humbi sot një figurë të shquar, "Zonjën e Fotografisë", koleksionisten dhe historianen Parashqevi Sahatçi ( Salepi).

Dashuria për qytetin e saj, Beratin, i ngjizi edhe pasionin për fotografinë, duke përjetësuar me shkrepjet e aparatit dhe koleksionin e saj të fotove, ngjarje të jetës shoqërore, politike dhe kulturore të Beratit.

Falë koleksionit të pasur të Mjeshtres së Madhe Parashqevi Sahatçi dhe publikimeve, kemi sot një album të pasur të memories historike të qytetit.

Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur dhe nderim për veprën e saj të përjetshme”, shkruan Ervin Demo në Facebook.

Në qytetin e Beratit ajo njihej si një mësuese mjaft e dashur për brezat me radhë që ka edukuar në qytetin e “një mbi një dritareve”, ndaj edhe ndryshe njihet si Parashqevia e Beratit.

Në vitin 1979 është vlerësuar me titullin: "Naim Frashëri" historiane dhe etnografe dhe në vitin 1990 është vlerësuar me "Medalje per shërbime shtetërore dhe shoqërore".

Ndërsa në 2017 mori titullin më të lartë të nderit “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot