Humb betejën me kancerin këngëtari latin

Humb betejën me kancerin këngëtari latin

José Rómulo Sosa Ortiz

Ndahet  nga jeta në moshën 71-vjeçare, këngëtari  meksikan José José, i njohur si “Prince of Song”.

Sipas BBC, ai vdiq ditën e djeshme në një spital në Florida të Jugut pas një beteje me kancerin e pankreasit.

Ai ishte këngëtar, tekstshkrues dhe aktori.

Emri i vërtetë i tij  ishte José Rómulo Sosa Ortiz dhe u ngrit në majën e tabelave latine në vitet 1970 me këngën  "El Triste". 

Ai korri shumë sukses  në vitin 1980 me albumin  "Secrets", që un hodh në treg në  vitin 1983.

I njohur për baladat e tij, karriera e José José zgjati pesë dekada dhe ai shiti më shumë se 120 milionë disqe.

Ai gjithashtu mori disa nominime  për Grammy. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë