Ndahet nga jeta publicisti i njohur, që i vogël përjetoi vdekjen e vëllait dhe burgosjen e babait

Ndahet nga jeta publicisti i njohur, që i vogël përjetoi vdekjen e vëllait dhe burgosjen e babait

Kostaq Xoxa

Publicisti i njohur Kostaq Xoxa, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Xoxas e ka bërë me dije historiani Kastriot Dervishi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishi shkruan se Xoxa që në moshë të vogël përjetoi vdekjen e vëllait, internimin dhe burgosjen e babait.

“Lamtumirë Kostaq Xoxa! Që prej ditës së sotme nuk është më midis nesh një prej penave më interesante të këtyre 30 vjetëve, publicisti krejt i veçantë në llojin e vet, eruditi Kostaq Zoi Xoxa (1931-2020). Qysh në moshë të vogël përjetoi vdekjen e vëllait, internimin dhe burgosjen e babait. Përjetësisht antikomunist i vendosur, i qartë dhe i lexuar, Kostaqi ka qenë për mua modeli i njeriut shembullor, te i cili kishe gjithmonë çfarë të mësoje. Do na mungosh, Koçi! (Foto e datës 5.4.2019)”, shkruan Dervishi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Harallambi: 26/08/2020 01:04

    Ngushellime familjes,,;ketyre komunizmi i morri vilen ne bllok,,se i ati i tij kishte qene gazetar ne kohen e zogut,,,sa kane vuajtur njerezit kot se koti....eeee...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen