Ndahet nga jeta vajza e Abaz Kupit/ Basha: Dëshmitare e krimeve çnjerëzore në kampin e Tepelenës

Ndahet nga jeta vajza e Abaz Kupit/ Basha: Dëshmitare e krimeve çnjerëzore në kampin e Tepelenës

Lulzim Basha

TIRANË- Ndahet nga jeta Hyrije Kupi, vajza e Abaz Kupit, një prej luftëtarëve më të mëdhenj të mbrojtjes së lirisë, demokracisë dhe kufijve të Shqipërisë. Kreu i PD Lulzim Basha ka ngushëlluar familjarët e saj duke kujtuar fragmente nga jeta e Hyrije Kupit. Basha shkruan se ajo e njohur internimin që në fëmijëri, për shkak të qëndresës heroike që babai i saj bëri ndaj forcave pushtuese.

Ai shprehet se i gjendet pranë familjarëve të saj në këtë humbje të madhe të cilët duhet të ndihen krenarë për kujtimin dhe trashëgiminë që po lë pas.

"Mësova me hidhërim ndarjen nga jeta të Hyrije Kupit, vajzës së Abaz Kupit, një prej luftëtarëve më të mëdhenj në mbrojtje të nderit, lirisë, demokracisë dhe kufijve të Shqipërisë.

Hyrije Kupi e njohu internimin që fëmijë, kur pushtuesit italianë e internuan familjarisht, për shkak të qëndresës heroike që i babai i saj, Abaz Kupi bëri ndaj forcave pushtuese.

Por për ironi të fatit, Hyrije Kupi u shndërrua në ikonë të qëndresës ndaj forcave antishqiptare pas largimit të trupave të huaja nga vendi.

Nga viti 1946-1991, e bija e Abaz Kupit njohu internimin e pandërprerë prej regjimit diktatorial që mori me dhunë pushtetin. Regjimi nuk mund të pranonte trimërinë e Abaz Kupit dhe as trashëgiminë e tij familjare, krahinore e politike. Prandaj tentoi ta mbyste zërin e trimërisë, duke persekutuar drejtpërdrejt familjen e tij.

Hyrije Kupi

Hyrije Kupi ishte dhe u dëshmua e bija e të atit. Bashkëvuajtëse dhe dëshmitare e krimeve çnjerëzore në kampin e Tepelenës, si dhe dhunës e terrorit që të internuarit përjetuan në kampet e Vlorës e të Lushnjes, ajo mbijetoi si një luftëtare e pamposhtur dhe pas vitit 1991, së bashku me bashkëshortin e saj, Viktor Dostin, të birin e nacionalistit Hasan Dosti, u shndërruan në aktivistë të radhës së parë për zbardhjen e krimeve të diktaturës, rehabilitimin e të përndjekurve politikë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

U gjendem pranë familjeve Kupi dhe Dosti në këtë humbje të madhe dhe u them se jemi dhe duhet të ndihen krenarë për kujtimin dhe trashëgiminë që po lë pas Hyrije Kupi Dosti. U prehtë në paqe!", shkruan Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët

Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet rreth Ligjit për gjuhët