'Nga ora 00:00 e 1 janarit 2019 bastet do trajtohen si kanabisi', Lleshaj porosi drejtuesve të policisë, asnjë fjalë për masakrën në Elbasan

Pa kaluar 24 orë nga masakra e Elbasanit me tre të ekzekutuar në atentat mafioz (Lexo këtu), ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka mbledhur në një takim drejtuesit vendorë të policisë, por ka shmangur çdo koment për këtë ngjarje. Ministri i Brendshëm e ka vënë theksin se ndalimi i basteve sportive nga data 1 janar 2019. Lleshaj tha se çdo aktivitet i kësaj natyre pas orës 00:00 të 1 janarit do konsiderohet veprimtari e paligjshme e cila do sanksionohet sipas ligjeve në fuqi. Lleshaj paralajmëroi edhe drejtuesit e policisë nëse në zonat e tyre do konstatohen aktivitete të ushtrimit të basteve sportive. 

"Që në orën 00:00 të 1 janarit nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejtë të ligjit. Nga data 1 janar kjo veprimtari bëhet e paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndalimi i saj është detyrim për Policinë e Shteitt. Në çdo lokal ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo të kamufluar, duhet të trajtohet si parcelë kanabisi dhe e gjithë qasja e policisë duhet të jetë e tillë nëse ka mbetur ndonjë në funksion. Drejtuesit e policisë do vihen përpara përgjegjësisë nëse konstatohet veprimtari e paligjshme në territorin që ata do kenë në mbikëqyrje", u shpreh Lleshaj. 

Në takimin me Lleshajn nuk ka marrë pjesë drejtori i komanduar i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, për shkak të masakrës së një nate më parë në këtë qytet, ku u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në një atentat, tre persona, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri si dhe një shtetas turk i identifikuar si Erdal Duruay (Lexo këtu).

"Forcim kontrolleve policore në pikat e kalimit kufitar"
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ndal edhe te masat e marra nga policia sa i takon festave të fundvitit ku kërkoi nga policia rritjen e prezencës në pikat e kalimit kufitar për kapjen e personave në kërkim. “Duhet të shtohen kontrollet dhe bashkëpunimet me qytetarët. Meqenëse jemi mbledhur këtu, dua të sqaroj edhe disa probleme që kanë rëndësi. Siç është menaxhimi i festave që janë në prag. Ndaj kërkohet që të shtohen shërbimet e policisë në pikat kufitare. Vëmendja e shtuar duhet të shtohet ndaj personave në kërkim, apo atyre që janë me precedentë kriminale”, tha Lleshaj. 

Qeveria, program për trajtimin e familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi sot në takimin me drejtuesit vendorë të policisë se nga janari 2019 Qeveria do  nisë një program trajtimi për familjet e policëve të rënë në krye të detyrës. "Nga janari 2019 nis trajtimi për familjet e policëve që kanë rënë në krye të detyrës. Janë mijëra familje. Do kenë një trajtim më të mirë. Në janar do fillojmë një cikël takimesh me të gjitha familjet e policëve të rënë në krye të detyrës që të kuptojmë më qartë nevojën e tyre dhe më pas të trajtojmë një program të detajuar për çdo familje", tha Lleshaj. 

"Nga janari pranime në polici për studentët me rezultate të mira"
Një çështje e rëndësishme me të cilën do të merremi që në muajin janar të vitit 2019, deklaroi ministri, është ajo që ka të bëjë me hapjen e Policisë së Shtetit për specialistë të rinj, kryesisht atyre që vijnë nga universitetet e vendit. Ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit kanë hapur mundësi që Akademia e Sigurisë të fillojë menjëherë procesin e rekrutimit të të rinjve, që kanë mbaruar me rezultate të larta studimet universitare në degët Ekonomi, Financë, Informatikë, Elektronikë dhe Jurisprudencë.

"Në muajin janar do të bëhet shpallja e thirrjes për aplikime për në Akademinë e Sigurisë për këtë kategori të diplomuarish dhe po në muajin janar do të zhvillohen konkurset përkatëse dhe menjëherë më pas fillon dhe kursi i Oficerit të Policisë Kriminale me këta të rinj, që kanë përfunduar universitetet e vendit në degët e sipërpërmendura. Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, jeni të thirrur që të kontribuoni në njoftimin, në identifikimin, në inkurajimin e personave të përshtatshëm dhe të interesuar për t’iu bashkuar radhëve të Policisë së Shtetit, të cilët siç thashë kanë përfunduar me rezultate të larta studimet në degët e përmendura më sipër. Është e rëndësishme që të kemi një shpërndarje sa më të mirë gjeografike. Prandaj kërkesa është drejtuar ndaj jush, që ju të inkurajoni studentë nga qarqet, nga rrethet, nga qytetet tuaja në mënyrë që të kemi një shpërndarje të mirë gjeografike të të gjithë atyre që marrin pjesë në konkurs apo që fitojnë të drejtën për t’u arsimuar dhe për të filluar detyra të rëndësishme në fushën kryesisht të policisë kriminale, ku dhe mangësitë në specialitet e sipërpërmendura janë të konsiderueshme”, deklaroi ministri Sandër Lleshaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 30/12/2018 21:58

    Shumë mirë që i mbyllët...Më vjen keq vetëm për një njeriun tim që ishte i punësuar dhe ndihmonte dhe familjen,por në përgjithësi është një ves që ka shkatërruar shumë familje dhe individ...

    Përgjigju
  • ilo pinci: 30/12/2018 14:24

    o ministro cif situaten or ti se tka dal dursh or ti lum mikuuuu. rroft SAla se ne ram ntiron e skemi kcu problemesh ktu

    Përgjigju
  • endius J: 30/12/2018 12:42

    hahhahha o kandar minister, bastet nuk i ndaloi dot enver hoxha do ti ndali surrati jot qe po te del populli perdite ne protesta dhe shume shpejt do te marri zvarre me gjith gjatoshin e surrelit. hahahahaha (pastaj nese e trajton si kanabisin, jemi te gjithe ok, se hashashi pihet dhe tregtohet rrugeve pa pushim, sikur te ishte legal per te mos thene qe jemi kultivuesit me te medhenj te europes te ketij varieteti, qe neper bote po legalizohet)

    Përgjigju
  • Ilo: 30/12/2018 11:53

    Ore lereni bastet po shih situaten kriminale se po vriten njerzit si pulat

    Përgjigju
    • bee: 30/12/2018 23:56

      oooo vdekshi qe te gjith ju

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja