Një grup mjekësh të Spitalit të Fierit dhe Vlorës kanë protestuar sot kundër arrestimit të dy mjekëve në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, pas ngjarjes tragjike ku një 35-vjeçare shtatzënë humbi jetën.
Sipas mjekëve të Fierit arrestimi i dy kolegëve të tyre në Tiranë është i nxituar. Ata deklarojnë se dy mjekët duhet të ishin hetuar në gjendje të lirë, pasi janë të pafajshëm.
“Kemi dalë në mbrojtje dhe të sensibilizimit të mjekëve të cilët nuk janë kriminelë por i kanë shërbyer komunitetit. Kur ne kërcënohemi askush nuk na mbron ndërsa kur ndodh një fatkeqësi pa u hetuar ngjarja doktorët futen në burg” tha një nga mjekët.
Edhe mjekët e spitalit rajonal të Vlorës kanë protestuar ditën e sotme duke bojkotuar për 30 minuta repartet e këtij spitali.
Kjo protestë në heshtje që nuk u pasua me asnjë deklaratë ka qenë në mbështetje të dy kolegëve të tyre, mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” të cilët u arrestuan dy ditë më parë për neglizhencë e cila u pasua me vdekjen e nënës shtatzënë si dhe të fëmijës së saj.
Në mbështetje nuk kanë qenë vetëm mjeket por dhe infermier dhe sanitar të këtij spitali.
Dy mjekët e maternitetit “Koco Gliozheni”, Elidon Kristo dhe Dritan Deçka janë arrestuar nën akuzën për mjekim të pakujdesshëm ndaj 35-vjecares Aida Cajka.
Sipas hetimeve të prokurorisë, mjekët dyshohet se kanë gabuar në mjekimin e nënës 35-vjecare Aida Cajka, e cila teksa kish shkuar në gjendje të rëndë në maternitet, por gjeti vdekjen sëbashku me foshnjen e saj.

(Protesta e mjekëve në Fier)

(Protesta e mjekëve në Vlorë)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO