Ndalimi nga Rusia i produkteve agro-ushqimore i kushton Italisë një miliard euro

Vendimi i Rusisë për të ndaluar importet bujqësore dhe ushqimore për një vit nga BE-ja, SHBA-ja dhe disa vende të tjera perëndimore mund t'i kushtojë Italisë më shumë se një miliard euro nga eksportet, deklaroi sot Shoqata Italiane e Fermerëve (CIA). Ndalimi është vendosur si shenjë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura Moskës nga vendet perëndimore rreth përfshirjes së Rusisë në krizën në Ukrainë. Në këtë ndalim përfshihen produkte si mishi, peshku, frutat, perimet si dhe nënproduktet e qumështit. Në Itali, produktet e ndaluara përfshijnë 10,3 për qind të totalit vjetor të eksporteve në Rusi, respektivisht rreth 10,4 miliardë euro, vlera e përgjithshme e eksporteve italiane në Rusi në vitin 2013. "Shqetësimi mbetet përgjithësisht i lartë për eksportin e frutave dhe perimeve të freskëta, të cilat, përveç se nuk marrin mbështetjen e duhur në përgjigje të krizës ekonomike, tani rrezikojnë edhe më shumë dëme si rezultat i bllokimit nga Rusia", tha një përfaqësues i CIA-s. Komisioni Evropian do ta shqyrtojë këtë çështje në bisedim me Drejtorinë e Përgjithshme italiane për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), me grupin Copa-Cogeca dhe grupet e lobimit që përfaqësojnë fermerët evropianë./ ATSH/ 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase