Tre adoleshentë britanikë, të cilët po planifikonin t’i bashkoheshin militantëve të Shtetit Islamik në Siri, janë ndaluar në Stamboll të Turqisë, kanë bërë të ditur zyrtarë turq.

Emrat e tyre nuk janë publikuar ende ndonëse ata janë ndaluar që të premten. Sipas burimeve turke, Reuters shkruan se tashmë janë gati të gjitha procedurat për dëbimin e tyre nga Turqia dhe kthimin në Britani

Policia në Londër ka thënë se janë vënë në dijeni se dy 17 vjeçarë janë zhdukur dhe është menduar se kanë udhëtuar për në Siri. Hetime të mëtejshme kanë zbuluar se ata kanë udhëtuar bashkë me një mashkull tjetër 19 vjeç.

“Policët kanë alarmuar autoritetet turke të cilat ndaluan shkuarjen e tre të rinjve në Siri. Ata po mbahen në paraburgim në Turqi. Familjet e tyre janë informuar në lidhje me zhvillimet”, ka thënë policia britanike përmes një komunikate.

Tri vajza të reja britanike kanë hyrë në Turqi muajin e kaluar dhe mendohet se i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri.

Të enjten, Ministri turk i Jashtëm, ka thënë se vajzat janë ndihmuar për të kaluar kufirin nga një spiun që punon për një prej vendeve të koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër militantëve.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)