POGRADEC-Një 15-vjeçar është ndaluar nga Policia pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare. Report Tv ka mësuar se ka qenë vetë 12-vjeçara që ka denoncuar rastin në Polici në prani të familjarëve dhe psikologes.

Burime bëjnë më dije se vajza ka dëshmuar që ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj me 15-vjeçarin, me të cilin më herët ka pasur kontakt dhe hyrje dalje, por që ky i fundit e ka mohuar kontaktin dhe marrëdhënien me dhunë. Dyshohet se akti ka qenë i përsëritur 5 herë.

Nga të njëjtat burime konfirmohet se 15-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, më herët ai dyshohet se ka dhunuar banesën e minorenes, duke thyer xhamat, rast për të cilin është informuar dhe policia.

Akti seksual mes të miturve ka ndodhur gjatë muajit Gusht dhe është zbuluar nga autoritet.