Juristi Kreshnik Spahiu parashikon se nga reforma territoriale numri i bashkive në Shqipëri do të rritet, dhe nga kjo do të përfitojë edhe Partia Demokratike. 

Repolitix, Spahiu tha se Partia Socialiste do të pranojë një ndarje administrative që mund të favorizojë PD-në.

"Nëpërmjet këtyre tryezave këta e blerë opozitën, në fund nëpërmjet ndarjes së administratave këta do kënaqin Berishën dhe PD duke i dhënë disa bashki, sepse mund e ndajnë demokratikisht, me nënkulturë, sipas rezultateve që ka, këta në fund do bëjnë ndarje elektorale. Do i thonë Berishës: në ca zona s’fiton ti, merri këto 20 bashki, do kënaqsin dhe me reformën zgjedhore, do e bëjmë me 100 deputetë. Gjithë këtë historinë e sharjeve e baltosjes PD e di pse e bën, bën presion që të japë ndonjë gjë. Duke kapur 2 bashki kap disa deputetë më shumë. Duke kapur bashkitë ke administratë, buxhet, ke njerëz të punësuar",- tha Spahiu.


Lajmi kryesor:

Kush anëtarësohet e para në BE/ Spahiu: Mali Zi më i korruptuar dhe më inkriminuar se Shqipëria