Ndarja e parakohshme nga jeta e Xhevdet Ferrit/ Aktori rrënqeth me fjalët e ndjera: Humbëm një njeri të jashtëzakonshëm! (VIDEO)

Ndarja para kohe nga jeta e aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri ka trishtuar jo vetëm miqtë, kolegët dhe të afërmit e artistit të madh…

Të gjithë artdashësit janë në zi! Aktori i disa prej filmave më të njohur të kinematografisë shqiptare ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare duke mos ia dalë të fitonte betejën më një sëmundje të pashërueshme.

Nga studio e “Rreze Dielli”, aktori Genti Kame e ka quajtur një humbje të madhe jo vetëm për familjen e Xhevdet Ferrit, por të gjithë artit shqiptar.

Në fjalët e tij të mbushura me emocion e me zërin që i dridhej, Kame thotë ndër të tjera se Xhevdet Ferri do të mbetet i përjetshëm me rolet e tij.

“Ne na ka prekur në shumë aspekte humbja e Xhevdet Ferrit. Së pari erdhi si një bombë, nuk e prisnim, për moshën që kishte, e kemi takuar shpesh dhe dukej një njeri i shëndetshëm. Së pari ne kemi humbur një njeri të mirë, një njeri të vlefshëm, të dobishëm. Familja ka humbur një baba, një prind të mirë, ne kemi humbur një nga aktorët më të mirë, të një game rolesh që pak vetë arrijnë ti bëjnë, një karakter, një figurë ekrani, që do jetë i vështirë për tu realizuar. Nuk ka regjisor në Shqipëri që do shihte skenarin dhe nuk do thoshte: ‘Për këtë kam Xhodën’. Kemi humbur një njeri të mirë dhe një profesionist në kinema që do duhen vite të zëvendësohet. Ne duhet t’i jemi mirënjohës atij që në moshën kur mund të bënte sërish role të jashtëzakonshme , na ka lënë role të mira që do i shohim gjithmonë me kënaqësi, do ta kemi gjithmonë pranë vetes me atë gamë rolesh.” shprehet në “Rreze Dielli” Genti Kame.

Xhevdet Ferri do të na mbetet në memorie gjatë me rolet e luajtura me një mjeshtëri të jashtëzakoshme në "Besa e kuqe" "Vendimi" "Përralle nga e kaluara" "Treni niset ne 7 pa pese", "Vitet e pritjes" "Dasma e Sakos”  etj.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë