Ish-kryeministri i Rumanisë Adrian Nastase ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nastase shkruan se Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë.

Po ashtu ish-kryeministri i Rumanisë shkruan se përkushtimi dhe vizioni i Nanos do të kujtohen me mirënjohje nga të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan

‘Jemi takuar shumë herë gjatë viteve dhe e mbaj mend qartë takimin tonë të fundit në vitin 2003, gjatë mandatit tim si Kryeministër i Rumanisë.

Gjatë gjithë jetës së tij publike, Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin demokratik dhe modernizimin e Shqipërisë. Përkushtimi dhe vizioni i tij do të kujtohen me mirënjohje nga të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan.

I shpreh ngushëllimet dhe dhembshurinë time të sinqertë familjes, miqve dhe kolegëve të tij në këto momente pikëllimi.

U prehtë në paqe”, shkruan në rrjetet sociale, Nastase.