TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në Facebook, në lidhje me ndarjen nga jeta të dy mjekëve, Bledi Nini dhe Ibrahim Kaziu, të cilët ndërruan jetë për shkak të COVID-19.
Ministrja Ogerta Manastirliu shkruan se është e pikëlluar për humbjen e dy mjekëve të shkëlqyer të cilët gjatë punës së tyre u karakterizuan prek profesionalizmit dhe kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit.
“Jam e pikëlluar, sepse gjatë 24 orëve të fundit humbëm dy mjekë të shkëlqyer. Dr. Bledi Nini dhe dr. Ibrahim Kaziu, nuk arritën ta fitojnë luftën me Covid-19. Doktor Bledi dhe Doktor Ibrahimi, përgjatë karrierës së tyre të karakterizuar prej profesionalizmit dhe integritetit të lartë, kishin fituar shumë beteja në mbrojtje të shëndetit të qindra dhe mijëra pacientëve”, shkruan Manastirliu.
Gjithashtu ministrja thotë se dy mjekët nuk ia dolën të fitonin betejën për jetën e tyre përballë këtij virusi të pabesë.
“Për fat të keq, nuk ia dolën të fitojnë këtë betejë të fundit, për jetën e tyre, përballë këtij virusi të pabesë. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve U prehsh në paqe Doktor Ibrahimi. U prehsh në paqe Doktor Bledi”, shkruan Ministrja Manastirliu në Facebook.
Ibrahim Kaziu, doktor prej vitesh në Dibër ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pasi ishte prekur nga COVID prej disa ditësh, ndërkohë doktor Bledi Nini, mjek ORL në QSUT, u nda nga jeta sot në Itali, ku kishte shkuar për kurim, por nuk ia doli mbanë të kthehej në Atdhe.
er.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.1%
-
Keq
35.9%
-
Nuk e di
11%
Vota total: 887
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla dhe Manastirliu vizitë në një familje në Tiranë: Buxheti 2026, më shumë mbështetje për familjet shqiptare
26 Dhjetor 2025, 20:30
-
Balla dhe Manastirliu vizitë në një familje në Tiranë: Morën bonusin e fundvitit, një mbështetje e merituar për mbi 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin
20 Dhjetor 2025, 17:55
-
Manastirliu me banorët e Kombinatit: Rritja e pagave e pensioneve, arsimi dhe infrastruktura, prioritetet e buxhetit 2026
5 Dhjetor 2025, 22:29
-
Rama: Ogerta Manastirliu do të vazhdojë të jetë kandidatja jonë për Tiranën kur të mbahen zgjedhjet
15 Nëntor 2025, 11:02
-
Manastirliu: Rilindja urbane 2.0, hapësirat e çliruara do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje të Tiranës
3 Nëntor 2025, 14:23
-
Veliaj: Po sikur t'ia bëjnë këtë Ogertës apo të tjerëve? Kaosi i sotëm s'është asgjë me atë që do bëhej nëse shkarkimi im do bëhej standart
31 Tetor 2025, 12:01
-
Balla tallet me kandidatin e opozitës në Tiranë: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut
30 Tetor 2025, 16:54
-
Manastirliu takim me banorët e Njësisë 8: Plani Tirana 2030, nga ndërhyrjet në çdo lagje tek projektet e mëdha për kryeqytetin
30 Tetor 2025, 14:36
-
Manastirliu takime me banorët: Plani ynë Tirana 2030, i prekshëm për çdo komunitet
29 Tetor 2025, 16:37
-
Report TV zbardh emrat e anëtarëve të PS për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales, bashkëdrejtuesit Gjiknuri dhe Mazniku
29 Tetor 2025, 12:50
-
Manastirliu me të rinjtë në Laprakë: Plani ynë Tirana 2030, qyteti i mundësive për të rinjtë
29 Tetor 2025, 12:35
-
Kandidatja e PS për Tiranën, takim me të rinjtë e njësisë nr. 9: Bashkia një derë e hapur për çdo profesionist që dëshiron të kontribuojë për qytetin
27 Tetor 2025, 13:50