Koronavirusi në Shqipëri/ 644 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Ndërrojnë jetë mjeku i QSUT-së dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës

Koronavirusi në Shqipëri/ 644 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Ndërrojnë jetë mjeku i QSUT-së dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës

Ambulancat në Spitalin Infektiv

Ditën e sotme (25 nëntor) u shënua një ulje e numrit të viktimave dhe të infektuarve nga koronavirusi në vend.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2.137 testime prej të cilave u shënuan 644 raste të reja. Në total që prej fillimit të pandemisë janë infektuar 34.944 qytetarë.

Qyteti me numrin më të madh të të infektuarve mbetet Tirana ku këtë të mërkurë u regjistruan 258 raste të reja.

Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 8 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 743. 

Gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën një mjek në QSUT-së, Bledi Nini dhe një pedagoge e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kozeta Noti.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë kryer 2.137 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.

COVID-19 – Statistika (25 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore              644
Të shëruar ne 24 orë           365
Të shtruar në spitale            461
Humbje jete në 24 orë             8
Testime ditore                   2.137
Testime totale               179.842
Raste pozitive                 34.944
Raste të shëruara           17.031
Raste Aktive                   17.170
Humbje jete                         743

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    8867
Fier       1373
Durrës  1252
Korçë     955
Shkodër  867
Vlorë       833
Elbasan  810
Lezhë     678
Berat     508
Gjirokaster 493
Kukës    375
Dibër     159

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
Lëvizin pa maskë, gjobiten 573 qytetarë në 24 orët e fundit/ Vetëm 3 të pabindur lëvizën pa arsye pas orës 22:00 (VIDEO)

Pavarësisht se një ditë më parë u raportuan 19 viktima nga COVID-19, ka ende qytetarë të pabindur që lëvizin jashtë banesës pa maskë, ku në raportimin e fundit nga Policia e Shtetit në 24 orët e fundit janë gjobitur me nga 3 mijë lekë 573 persona.

Gjithashtu me masë administrative 10.000 lekë, janë ndëshkuar 3 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00, pa asnjë arsye dhe pa leje.

Sipas policisë në 24 orët e fundit janë shoqëruar në komisariat 4 qytetarë që nuk dhanë mjet identifikimi dhe pas verifikimit, ata janë gjobitur me nga 3 mijë lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit vijon me thirrjet për zbatimin e masave anti-COVID dhe respektimin e orarit të lëvizjes 22:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Ora 14:22
COVID/ Një tjetër humbje e madhe, ndahet nga jeta Kozeta Noti, pedagoge, përkthyese dhe përfaqësuese e shoqërisë civile

Një tjetër humbje e madhe nga COVID në Shqipëri. Mësohet se është ndarë nga jeta pasi ishte infektuar nga koronavirusi Kozeta Noti, pedagoge e italishtes, përkthyese, njëherazi përfaqësuse e shoqërise civile.

Në lidhje me këtë humbje ka reaguar përmes një mesazhi emocionues në Facebook, ka reaguar edhe kolegia e znj. Noti, profesoresha e njohur Klodeta Dibra, pedagoge në Departamentin e Gjuhës italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në  Universitetin e Tiranës.

"Shumë u lutëm për ty, por përbindëshi të mundi, o e mira Kozetë! Lajmi i ndarjes nga jeta më ka mpirë trurin dhe shpirtin! Jetën e jetove bukur, me buzëqeshjen që na e dhurove pa hesap të gjithëve!

E tillë do mbetesh në kuvendimet e në zemrat tona. Familja humbi njeriun e shtrenjtë! Unë humba një shoqe, mike e kolege të mrekullueshme! Universiteti i Tiranës humbi një pedagoge brilante!

Shoqëria humbi një njeri me vlera të rralla! Të qoftë dheu i lehtë", shkruan Dibra.

Znj. Noti është profesoresha e dytë e Universitetit të Tiranës që humb jetën nga COVID-19. Për ndarjen e saj nga jeta, ngushëllimet për profesoreshën Kozeta Noti ka shprehur edhe Universiteti i Tiranes duke e cilësuar një person me shpirt të madh, që energjinë dhe pozitivitetin që përcillte tek studentët dhe kolegët e saj në UT.

"Me trishtim të thellë njoftojmë se një tjetër anëtar i komunitetit të personelit akademik të UT-së, Dr. Kozeta Noti, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Për më shumë se 20 vite, ajo ishte pjesë e Universitetit të Tiranës duke treguar profesionalizëm, përgjegjësi dhe angazhim maksimal në gjithë veprimtarinë e saj akademike.  Profesoreshë Kozeta njihej nga të gjithë si personi me shpirtin e madh, energjinë dhe pozitivitetin që përcillte tek studentët dhe kolegët e saj në UT, njeri i dashur dhe e qeshur, optimiste, një kolege dhe bashkëpunëtore e shkëlqyer. Prof. Kozeta u largua fizikisht nga kjo jetë, por kontributi që ajo la pas do të jetë gjithmonë pjesë e trashëgimisë së Universitetit të Tiranës.   Faleminderit për gjithçka i dhe universitetit tonë zysha.  U prehsh në paqe!", shkruan Universiteti i Tiranës.

Një javë më parë humbi betejën me koronavirusin pedagogia e ekonomikut Irena Bogdani.

Ditën e sotme u mësua edhe një humbje tjetër nga radhët e mjekëve për shkak të COVID.Është ndarë nga jeta mjeku 48-vjeçar Bledi Nini.

Ora 13:35
U prek nga COVID-19, shërohet ministrja Anila Denaj: Kini besim te mjeku i familjes, janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja, teksa ka një apel për qytetarët, që të kenë besim te mjeku i familjes.

"Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju rezultatin negativ në testimin e fundit ndaj Covid 19.

Ftoj të gjithë të kemi besim të plotë tek mjekët tanë të familjes sepse janë të vetmit që mund të na gjenden pranë në momente të vështira.

Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë me mesazhet tuaja inkurajuese", shkruan Denaj. 

Denaj njoftoi se ishte infektuar me COVID në 12 nëntor. Ajo u karantinua në banesë për shkak se kishte një formë të lehtë të virusit.

Ora 12:41
COVID-i i merr jetën çiftit të bashkëshortëve në Korçë...ishin prindërit e drejtorit të spitalit të qytetit

KORÇË- Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Korçës kanë humbur jetën koronavirusi. Mësohet se çifti i bashkëshortëve, Loreta dhe Thanas Broka janë prindërit e drejtorit të spitalit të qytetit të Korçës, Litjan Broka.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti i moshës 69-70 vjeç ishin të prekur me COVID prej 2 javësh, teksa gjendja e tyre shëndetësore ditëve të fundit ishte përkeqësuar.

Referuar po të njëjtave burimeve, fatkeqësisht e para ka ndërruar jetë nëna e drejtorit dhe pas disa orësh edhe babai i tij. Thanas Broka ka qenë prefekt në qytetin Beratit përgjatë periudhës 2004 si edhe kreu i PBDNJ për disa vite.

Drejtori i Spitalit, Litjan Broka
Ora 12:25
E trishtë/ Humb jetën prej COVID një tjetër mjek në Shqipëri, 48-vjeçari Bledi Nini

Një tjetër humbje e madhe nga 'bluzat e bardha' në Shqipëri prej COVID-19.  Është ndarë nga jeta mjeku 48-vjeçar Bledi Nini.

Mjeku Otorinolaringolog në QSUT kishte shkuar në Itali për kurim të specializuar pasi prej ditësh ishte i infektuar me koronavirus.

Në lidhje me këtë humbje të madhe në radhët e mjekëve në vend ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

"Lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!", shkruan Leli në Facebook.

 

Ora 12:17
U prek me COVID, Imzot George Frendo lë spitalin! Karantinohet në Kuvendin Françeskan në Bari

TIRANË- Pas disa ditësh i prekur me COVID, Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës ka lënë spitalin dhe është karantinuar në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari. Gjendja shëndetësore e tij thuhet se është shumë e mirë dhe duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga COVID-19.

"Përmes këtij komunikimi, ju informojmë se gjendja shëndetësore e Sh. T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, dhe President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, (KISH), paraqitet shumë e mirë. Ka dy ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari). Aktualisht ndodhet në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari, duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19.

Nga kontakti i sotëm, që kemi pasur, ai i përcjell falënderimet dhe mirënjohjet e sinqerta për stafin mjekësor të Spitalit, për etërit Françeskan Kapuçin, ku aktualisht po qëndron, si dhe për të gjithë njerëzit dhe besimtarët të cilët e kanë kujtuar dhe vazhdojnë ta kujtojnë në lutje.

Ne vazhdojmë të lutemi, që ngushëllimi dhe prania e Zotit t’i mbështesë të gjithë ata që sot janë të sprovuar nga sëmundja si dhe çdo person i angazhuar në vijën e parë të kujdesit dhe shërbimit për ta", njofton Zyra e Shtypit e KISH.

Arqipeshkvi i Tiranës George Frendo rezultoi pozitiv me koronavirus më 12 nëntor. Ai u dërgua me urgjencë, brenda një kapsule drejt Italisë, për shkak se ka pasur probleme me frymëmarrjen. Më herët, e ka fituar betejën me COVID-19 dhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Derl: 25/11/2020 21:03

    Mjere ne me keto shifra dhe shkollat dhe kafet hapur. Vetem per ne s'paska pasur masa, gjithe vendet po mbyllen.

    Përgjigju
  • jolanda: 25/11/2020 17:58

    i lexoni komentet kur i pranoni . apo keni punesuar ndonje pastruese

    Përgjigju
  • jola: 25/11/2020 17:36

    kozeta mjeku dhe frendo jan pa foto te hapim goole apo do i vendosni ju

    Përgjigju
  • Agim: 25/11/2020 16:53

    Me keto politikan te felliwur qe kemi ne e sidomos te LSI dhe nje pjese te PD qe e heqin veten si te gjitheanshem madja edhe mjek duke dhene shembull teper negativ tek populli qe nuk pranojne te mbajne maska dhe nuk mbajne distancim social. Kete epidemi nuk e ka sjelle asnje qeveritar ne shqioeri dhe tane boten detyrimisht duhet respektuar vetem fjala e mjekeve te nderuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?

Ironia e Spahiut: A do vazhdojë protesta nesër, apo deputetët do ikin me pushime?