Ndarja nga jeta e Vladimir Grillo, Basha:Komentator legjendar, njeriu që përcolli me profesionalizëm emocionet e sportit shqiptar dhe botëror për dekada

Ndarja nga jeta e Vladimir Grillo, Basha:Komentator legjendar, njeriu që përcolli me profesionalizëm emocionet e sportit shqiptar dhe botëror për dekada

Kryerari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të komentatorit legjendar të sportit shqiptar, Vladimir Grillo.

Kryedemokrati  është shprehur se ai do të mbahet mend gjatë si njeriu që përmes radios dhe tv na përcolli me ngrohtësi dhe profesionalizëm emocionet dhe ngjarjet kryesore të sportit shqiptar dhe botëror për dekada.

"Ndarja nga jeta e komentatorit legjendar të sportit shqiptar Vladimir Grillos është  lajm hidhërues. Zëri i fortë dhe imazhi i paqtë i Ladit, na kanë shoqëruar nga fëmijëria e hershme, duke na sjellë më pranë me sportin dhe sukseset e sportistëve tanë brenda dhe jashtë vendit. Ai do të mbahet mend gjatë si njeriu që përmes radios dhe tv na përcolli me ngrohtësi dhe profesionalizëm emocionet dhe ngjarjet kryesore të sportit shqiptar dhe botëror për dekada. U prehtë në paqe!", u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Lajm i hidhur për sportin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare komentatori sportiv Vladimir Grillo


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri

FOTO/ Nga Leverkuseni në Shkodër, trajneri i ri i Vllaznisë mbërrin në Shqipëri