Ndërhyrje e ashpër në stërvitje nga mbrojtësi që u mor në janar, Perisic rrezikon të mbyllë sezonin

Ndërhyrje e ashpër në stërvitje nga mbrojtësi që u mor në janar, Perisic rrezikon të mbyllë sezonin

Mbrojtësi Odriozola, i huazuar në merkaton e janarit nga Real Madrid, është bërë protagonist i një ndërhyrje shumë të ashpër ditën e sotme te Bayern Mynchen që ka sjellë dëmtimin e Ivan Perisic, futbollistit që është afruar në merkaton e  verës nga Inter.

Mediat në gjermani shkruajnë se kroati ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës nga një ndërhyrje e ashpër e spanjollit. Si pasojë Perisic është detyruar të lërë mënjëherë stërvitjen dhe ti nënshtrohet vizitave mjeksore, të cilat kanë konfirmuar frakturën. Në media thuhet se Peris rrezikon të mbyllë edhe sezonin në rast se riaftësimi nuk shkon siç duhet.

Gjithsesi klubi i Bayern ka një version tjetër. Në njoftimin zyrtar të bërë nga trajneri Flic shkruhet: “Ivani pësoi një frakturë në kyçin e këmbës së tij, kjo do të thotë se mund të mungojë deri në katër javë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë