'Ndërkombëtarët janë zhgënjyer me Ramën, po shohin tek PD', Burimi 'përplaset' me Meçen: Më tej se kaq nuk ka ku shkon fantazia

E ardhmja e Partisë Demokratike u diskutua në ‘Studio Live’ me Genc Burimin në lidhje Skype dhe Arben Meçe në studio. Për Arbër Hitajn, Burimi shprehet se ndërkombëtarët janë të lodhur tashmë me kryeministrin Rama dhe po shohin tek PD-ja e Berishës.

'Për mua qëndron si tezë. Kalimi i vulës tek PD është dhuratë e perëndimorëve, të cilët nuk mund të vazhdojnë më gjatë me Ramën si kryeministër. Natyrshëm perëndimorët po shikojnë tek PD. Rama i ka zhgënjyer perëndimorët. Një Shqipëri që pastron paratë. Problemi i parë që po qelbet Shqipëria me korrupsionin galopant. Problemi tjetër me stabilitetin demokratik të Shqipërisë. Rama solli dy probleme, nuk gjeti gjuhë të përbashkët me Kurtin dhe së dyti Rama u prish edhe me Mitsotakis. U zi në Ballkan me Kurtin dhe Mitsotakis. Kur këta perëndimorë të kenë një zgjidhje me PD, Rama thirret në SPAK', tha Burimi. 

Ndërsa Meçe vlerëson se një analizë e tillë e Burimit është fantazi, pasi ndërkombëtarët nuk kanë si kthejnë sytë tek Berisha, i cili po ia kalon partinë Argita Malltezit.

'Më tej se kaq nuk mund të vejë fantazia. Vula që sot i vajti Berishës ishte lëvizje e zgjuar e Ramës, Berisha nuk thotë më që është i burgosur politik. Vetëm me një dhënie vule ia hoqi nga artikulimi. Berishës nuk i duhet vula. Ishte në kat të shtatë dhe do vazhdojë të jetë në kat të shtatë derisa drejtësia të ketë opsionin e vet. Jemi në fazë fillestare të procesit ndaj Berishës.

Më tej, që sot të ngresh çështjen që e gjithë armata për kryeministër në PS është eliminuar duhet të kishin folur për PD-në. Në dy vitet e fundit, më rezulton që Argita po merr drejtimin e partisë. Përveçse një pronë e Sali Berishës vetëm parti nuk është. Të pretendosh që rezervat e PS kanë mbaruar dhe i ka ardhur dita Berishës më duket si ëndërr. Edhe si ëndërr nuk pranohet. Të pretendosh që tashmë ndërkombëtarët kanë vendosur të largojnë Ramën dhe të sjellin Berishën me enturazhin e vet nuk ngacmon asnjë ndjesi. Jemi në përrallat e Andersen', thotë Meçe.

Burimi replioi me Meçen, teksa kujtoi se Rama ka prishur marrëëdhëniet në Ballkan me Kurtin dhe Mitsotakis.

'Tek fjalimi im nuk vure në dritë fjalën që ndërkombëtarët po u dalin zorrët nga barku nga korrupsioni i Ramës. Na shokon kjo që po ndodh në Shqipëri. Nuk numërohen më aferat. Nëse do kishte PS-ja një xhoker, do e bënin Ramën theror. Kë ke sot në PS një emër? Rama i ka shuar të gjithë. Sot është PD-ja është partia që ka votues më shumë se PS. Por ka një problem që ka një kandidat që nuk mund të jetë kryeministër se je non grata. O Meçe kujton ti se Amerika do rri sot pa gjumë prej Berishës? Problemi sot është Rama. Ky i zgjuari jonë krijon polemikë fallso me Mitsotakis. Problemi nuk është Berisha, por Rama', thekson Burimi. 

Meçe theksoi se për PD dhe Berishën nuk ka asgjë të re edhe me fitimin e së djathtës në Francë apo vende të tjerë, gjithashtu nuk ka ndryshim situate edhe nëse fiton Trump.

'Shteti në Angli hapi një dosje të madhe për Berishën. Shteti amerikan nëpërmjet presidentit amerikan ka mbajtur qëndrim të veçantë ndaj Berishës. Kur dëgjojmë fabulën e dashit që pritet ti këputet dhe ne ti marrim në tokë ato të dashit... politika shqiptare ka prodhuar izma, izma. Dhe thonë të nderuar demokratë janë holluar aq shumë ato saqë do të bien. E tani meqë vjen Le Pen në Francë po ndryshon politika. Thatë dhe për Trump, dhe jua futi Rama, bleu çunin e Trump. Po nuk funksionon kështu mo. Duhet ndërruar ajo parti. Prandaj o burra demokratë vini duart se po bien ato të poshtë dashit'. nënvizon Meçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:32
Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Burimi: Personazh që vjen një herë në 500 vjet! Meçe: Trajtoi më qartë se të gjithë zakonin e besës

 

Në Studio Live, analistët Genc Burimi dhe Arben Meçe dhanë nga një koment për ndarjen nga jeta të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Burimi shprehet se Kadareja është një nga më të mëdhenjtë që ka pasur Shqipëria pas Skënderbeut.

'Janë personazh që vijnë një herë në 500 vjet. Pas Skënderbeut nuk besoj se ka ndonjë personazh më të njohur shqiptar se Kadareja. Ka një reputacion të jashtëzakonshëm. Jemi një vend që na akuzojnë për fondamentalizëm mysliman. Ishte prania e Kadares që ka qenë moderator i imazhit të shqiptarëve', thotë Burimi. 

Meçe vlerëson se tani pas vdekjes do dalin në pah më shumë vlerat e Kadares.

'Kadareja është nga shkrimtarët tanë elitarë, ikonë e letërsisë. Së bashku me Agollin korifenjtë. Kadareja ka qenë absolutisht i njohur në arenën ndërkombëtare. Një ikonë që do ngrinte lart flamurin shqiptar është penguar në këtë proces për titullin e lartë nëpërmjet ndërhyrjeve nga kanalet e errëta të politikës dhe diplomacisë shqiptare, vepra e tij do identifikohet më shumë tashmë. Është person që në të gjithë shtresat shoqërore njihet. Mendoj vlerat e tij do dalin tani që ka ndërruar jetë.

Sot po dëgjoja një person që e identifikonte Kadaren me një poet të madh të veriut, i cili është në të njëjta përmasa. Por ai që më hoqi vëmendje, interpretimi që ky poet ka shkruar për ne por jo për ju përmetarët dhe gjirokastritët. Një mentalitet që i përket periudhës së errët. I përket luftës për të ndarë veriun me jugun. Kadareja është një person që në shkrimet e tij ka lënë vend për të debatuar edhe për pozicionin politik. Por sa i përket penës dhe aksioneve për të ngritur emrin e shqiptarit dhe identitetin shqiptar. Zakoni i besës nuk është trajtuar më qartë dhe pastër sa vepra e Kadares Kush e solli Doruntinën?', thotë Meçe.

Ndërsa gazetat franceze e kanë konsideruar gjithnjë Kadaren si Hygoja i Shqipërisë.

'Gazetat franceze thonë Viktor Hygoja shqiptar. Nuk mund të komentoj njerëz pa shkollë dhe idiot. Viktor Hygoja i Shqipërisë nuk mund të komentoj', thekson Burimi. 

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Francë, partitë e majta dhe të qendrës thirrje për aleancë të përbashkët kundër të djathtës ekstreme

Francë, partitë e majta dhe të qendrës thirrje për aleancë të përbashkët kundër të djathtës ekstreme