Shefi i shërbimit të Reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pasur sot një komunikim për mediat ku ka sqaruar të gjithë dimamikën e mbrëmjes së djeshme ku në repartin e Reanimacionit u ndërpre energjia elektrike si pasojë e një defekti të përgjithshëm në Tiranë.

Shefi i shërbimit të Reanimacionit Krenar Lilaj, sqaroi se nga reparti i Reanimacionit u transportuan 9 pacientë me nevojë për asistencë respiratore drejt një tjetër reparti 20 metra më larg. Doktor Lilaj sqaroi se nuk ka pasur asnjë komplikacion.

Lidhur me të burgosurin Nihal Mërkuri, i cili ndërroi jetë në repartin e Reanimacionit të kirurgjisë, doktor Krenar Lilaj tha se gjendja e tij ishte e rëndë dhe se ndërprerja e energjisë elektrike nuk ka pasur ndikim.

“Momenti më delikat është trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencën respiratore. Këto pacientë, në kushte te ndërprerjes së dritave janë me pajisje back up që siguron funksionimin e tyre të potë më energji të akumuluar që janë të inkorporuar në këto aparate. Trajtim i i këtyre të sëmurëve vazhdoi normalisht, pasi këta të sëmurë e marrin mjek timin nëpërmjet aparateve që janë me back up. Ndërprerja a e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien e apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve respiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 9 të sëmurë, të cilët ishin në respiracion të drejtuar.

Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi. Transporti ishte i shkurtër. Trajtim i të sëmurëve, i cili u krye të mënyrë të kontrolluar, vazhdoi në reanminacioni e kardiologjisë, 20:18 ikën dritat, 20:43 filluam transportin e të sëmurëve, rreth 21:10 përfundoi transporti i të sëmurëve. Pas disa minutash u rikthyer energjia elektrike dhe pasi morëm siguri, pacientët rikthehen përsëri në njësinë e terapisë intensive. Rikthimi vijon në orën 22:00 në mënyrë të kontrolluar pa komplikacione. E them me përgjegjësi të plotë, nga pikëpamja funksionale, ndërprerja e energjisë, nuk ka cenuar aspak trajtimin e pacientëve.  Ato që kanë qenë në reanimacionin kirurgjikal, ata vazhduan ta merrnin trajtimin aty pa vështirësi dhe nuk ka komplikacion të situatës përsa i përket këtyre pacientëve.

Si të them që është normale ndërprerja e energjisë elektrike? Detyra ime është të mbroj jetën e të sëmurëve. Në çfarëdolloj situate ne jemi të gatshëm për të mbrojtur jetën. Kjo pyetje nuk më përket mua. Për humbjen e jetës të një të sëmuri të dënuar, që po trajtohej në njësinë e terapisë intensive kirurgjikale. Gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje ditën e diele pasdite. Ka pasur cirroza hepatike dhe  ka pasur hemorragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri është ndarë nga jeta 4:13 minuta. Vendimi që morëm ne për transferimi ne tyre në reanimacionin kardiologjik, ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të këtyre pajisjeve gjë që do të shkaktonte probleme në transportin e pacientëve. Them me siguri që aparatet e reja sigurojnë energji për 5-6 orë. Incidente të tilla kemi pasur rëndom shumë vite më parë. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe përpara 1-2 vitesh, e cila u kalua me sukses nga ana jonë, ashtu si dhe mbrëmjen e kaluar”, tha ai. 


Lajmi kryesor:

QSUT pa drita pas blackout-it! Shefi i Reanimacionit: Zhvendosëm 9 pacientë, pajisjet funksionojnë me back up! Ende pikëpyetje përse nuk u aktivizua gjeneratori