Ndërprerja e kampionatit, Duka i shkon Ramës në zyrë, kërkon rikthimin e policisë në stadiume

Ndërprerja e kampionatit, Duka i shkon Ramës në zyrë, kërkon rikthimin e policisë në stadiume

Ndërprerja e kampionatit për shkak të dhunës në ndeshjen Kamza-Laçi ka ulur në tavolinë kryeministrin Edi Rama me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka. Takimi është zhvilluar pasditen e sotme në Kryeministri, ndërsa mësohet se ka zgjatur mbi një orë.

Duka ka qenë i vetëm në selinë e qeverisë, ndërsa ende nuk dihet nëse palët kanë arritur akordin për rikthimin e policisë së shtetit në stadiume. Kampionati u ndërpre pasi arbitrat bojkotuan për shkak të dhunës. Kërkesa e shoqatës së arbitrave për rikthimin e policisë në stadiume për të garantuar sigurinë erdhi pas kërcënimeve nga FSHF-së më parë për ndërprerje të kampionatit. Por tashmë që një gjë e tillë u bë fakt nga arbitrat, detyroi palët të ulen në tavolinë.

Por Policia e Shtetit në bazë të ligjit për sportin miratuar në 2017 është jashtë stadiumeve, pasi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve përgjigjet ekipi organizator me polici private. Ndërsa policia e shtetit ndërhynë vetëm në momentin që situata precipiton në dhunë, si në rastin e fundit në Kamzë që solli kaosin në futbollin shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë