Ndërprerjet e energjisë në Tiranë
OSHEE: Shkak, punimet nga UKT

Ndërprerjet e energjisë në Tiranë<br />OSHEE: Shkak, punimet nga UKT
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar lidhur me ndërprerjet e ditëve të fundit te energjise elektrike dhe luhatjet e tensionit, që u pasuan me demtimin e pasjisjeve elektrike ne shume banesa dhe biznese private në disa zona të kryeqytetit.
 
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën e furnizimit me energji elektrike, në kushtet rrjeti elektrik vijon të goditet nga institucione shtetërore dhe subjekte private, për të cilat kompania ka kryer kallëzim penal.
 
Kështu ditët e fundit, OSHEE është përballur me dëmtime të shumta të rrjetit elektrik, kryesisht nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime, duke sjellë jo vetëm dëm në bazën materiale, por më e rëndësishmja, duke lënë pa energji elektrike abonentë në zona të ndryshme të Tiranës
” thuhet në njoftimin e OSHEE.
 
Televizioni Report Tv ishte ndër subjektet që u prek nga luhatjet e tensionit, teksa iu dëmtua sistemi elektrik mbrojtës tre fazor mbrëmjen e së mërkurës.
 
Për pasojë televizioni Report Tv u detyra të ndërpriste transmetimin për më shumë se dy ore, ndërsa u bllokua dhe linja e internetit, duke sjelle edhe mosfunskionimin e portalit shqiptarja.com.
 
Në një njoftimin e saj OSHE sqaron se dy ditë më parë 2 fidra u dëmtuan nga punonjës të ujësjellësit, duke lënë pa energji zonen pranë ish stadiumit “Qemal Stafa”
 
Kështu, dy ditë më parë, 2 fidra pësuan dëmtime nga punonjës të ujësjellësit, duke lënë pa energji elektrike zonën pranë ish-Stadiumit “Qemal Stafa” dhe një pjesë të “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa dëmi tjetër la pa energji zonën e Tiranes së Re, ish-Blokun”. 

Klevis Jahaj: Ndërprerjet, kallëzime për përgjegjësit
Ndërsa kreu i OSHEE për Tiranën, Klevis Jahaj në një prononcim për Report Tv u shpreh se për dëmtimet do të ketë përgjegjës.
 
Ne kemi bërë të gjitha denoncimet dhe kallëzimet. OSHEE është duke ndjekur të gjitha rastet për dëmtimet e pajisjeve nga shkëputjet dhe departamenti ligjor do i ngarkojë këto detyrime kundrejt abonentëve.
 
Jemi duke ndjekur rastin e tuaj dhe denoncime të tjera për të marrë përgjigjen e caktuar
” deklaroi ai. 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja