Ndërrohet transformatori në Kashar 
Ja zonat pa energji elektrike në Tiranë

Ndërrohet transformatori në Kashar <br />Ja zonat pa energji elektrike në Tiranë
Disa zona në kryeqytet nuk do të kenë energji elektrike, pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të ndryshojë transformatorin në Kashar, i cili bën të mundur furnizimin e këtyre zonave me energji.

OSHEE bën të ditur se, sot nga ora 09:00-14:00 do të ketë mungesë energjie në disa zona: Yzberisht, Pallatet në Fushën “Misto Mame”, Top Channel, Pallatet “Giron”, “Lin Konstration”, Kashar, Kamëz, Bashkia Kamëz, Valiasi i Ri, Frutikultura.
 
Po ashtu, sipas OSHEE-së kufizime të energjisë do të ketë dhe në zonën e Zogut të Zi, ku grupet e OSHEE do të rinisin sot punimet për zhvendosjen e shtyllës elektrike nga trotuari në rrugën “Don Bosco”.

Për arsye sigurie, OSHEE thotë se, do të stakohet energjia në disa fidra nga ora 12:00-16:00 e për pasojë nuk do të kenë energji elektrike disa zona si: “Zogu i Zi”, “Fusha e Aviacionit” dhe Lapraka.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur