Ka ndërruar jetë aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja. Lajmi është bërë publik nga familjarët e saj.
Prej vitesh ajo jetoi e vetme në konviktet e Qytetit Studentit, ku shpesh bënte apel për ndihmë ku jetonte në kushte të vështira. Ish e përndjekura veç të tjerash do mbahet mend edhe për inicimin dhe mbajtjen gjallë të një sërë kauzash të rëndësishme.
“Te nderuar miq,
![]()
Me hidherim te thelle ju njoftojme se njeriu yne i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot ne mengjes!
Varrimi behet sot ne oren 15:00 ne varrezat e Tufines.!Faleminderit te gjitheve atyre qe duan te ndajne dhimbjen me ne!
Nisja behet ne oren 15:00 drejt varrezave te Tufines,nga shtepia ne rrugen Fortuzi!
Me respekt nga familja”, njoftohet nga të afërmit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)