/ATSH/- Sally Forrest, njëra nga aktoret më të famshme amerikane, vdiq në moshën 86 vjçare.
Menaxherja Judith Goffin të enjten, gjatë njoftimit për vdekjen e aktores, tha se Forrest ishte kuruar nga kanceri dhe vdiq në shtëpinë e saj në Beverly Hills.
Aktorja karrierën filloi në 1940 si balerinë në studion MGM, ku tërhoqi vëmendjen e regjisores së famshme Ida Lupino. U bë e famshme me aktrimin në filmin "Not Wanted" më 1949.
Ajo gjithashtu ka aktruar në filmat "Dancing in the Dark","Flame of Youth", "Never Fear" dhe "Hard, Fast and Beautiful". Aktorja amerikane më 1953 u martua me drejtorin dhe shkrimtarin Milo Frank, u shpërngul në New York dhe filloi karrierën e saj në Broadway.
/Shqiptarja.com