Ndërron jetë ish-ndihmësi i De Biasit, bashkëpunuan te Kombëtarja shqiptare! Duka: Bota e futbollit ka humbur shumë

Ndërron jetë ish-ndihmësi i De Biasit, bashkëpunuan te Kombëtarja shqiptare! Duka: Bota e futbollit ka humbur shumë

Angelo Pereni dhe Gianni De Biasit

Ndërron jetë në moshën 77-vjeçare ish-futbollisti italian i viteve ’60-70, Angelo Pereni. Ish-futbollisti ka punuar edhe si ndihmës i Gianni De Biasit në kombëtaren e Shqipërisë, në vitet 2011-2014. Ka qenë De Biasi ai që ka ndarë lajmin e hidhur duke i dedikuar edhe një postim të ndjerë në rrjetet sociale.

Lamtumirë Angelo, bashkëpunëtori im në orët e para te kombëtarja shqiptare. U largove në heshtje, ashtu siç ishe mësuar në jetë. Ke qenë gjithmonë një mjeshtër në futboll dhe në jetë. I respektueshëm me të gjithë dhe plot delikatesë në mënyrën e të mësuarit të futbollit. Preferove të qëndroje në shtëpi pas dy viteve që kaluam së bashku te Shqipëria. Nuk dëshirojë më të udhëtoje dhe doja të qëndrojë afër njerëzve të tu të dashur. Ju shpreh familjarëve të tu ngushëllimet e mia më të thella. U prehsh në paqe“, shkruan Gianni De Biasi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Ndërron jetë ish ndihmësi i De Biasit, Duka: Bota e futbollit ka humbur shumë

Një njeri fantastik që i donte njerëzit, lojën dhe futbollistët. Kështu e kujton ish-zëvendëstrajnerin e Kombëtares shqiptare gjatë viteve 2011-2014, presidenti i FSHF-së Armand Duka. Me fjalë të ndjera në një postim në rrjetet sociale, Duka vlerëson jo vetëm pikëpamjet e Perenit si njeri, por edhe si profesionist që me urtësi dhe me përgatitje ishte model i mirë edukimi për të rinjtë që ishin pjesë e futbollit në kohën kur punuan me teknikun italian përkrah Gianni De Biasit.

Postimi i plotë i Dukës:

Me trishtim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Angelo Perenit, ish-zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare gjatë viteve 2011-2014 kur kjo skuadër drejtohej nga Gianni De Biasi.

Angelo ishte si vetë emri që mbajti, ishte njeri vërtetë i mençur. Bota e futbollit ka humbur shumë. Angelo e donte lojën, por mbi të gjitha i donte shumë futbollistët. Një njeri fantastik. Kanë mbetur shumë pak “të urtë” në botën e futbollit si Angelo.

Ishte një nder për ne të kishim në stafin teknik një njeri me kaq eksperiencë të gjatë në futboll dhe tejet të përgatitur.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqe!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu