Ndërron jetë mjeku i dytë me COVID-19 në Shqipëri! U infektua nga kolegia që kishte shkuar në QSUT për konsultë... ishte në krye të detyrës deri ditën që u infektua

TIRANË- COVID- 19 merr një tjetër jetë nga bluzat e bardha. Mjeku Hysni Shkjau ka humbur betejën me koronavirusin, pas disa ditësh "luftë" në spitalin Infektiv ku ishte i shtruar. 69-vjeçari, me 40 vite eksperiencë si mjek, pati vështirësi në frymëmarrje dhe sipas ministrisë së shëndetësisë vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Report Tv mëson se Shkjau u infektua nga kolegia e tij, e cila kishte ardhur në Tiranë në QSUT për të bërë një konsultë, por që u infektua. 

Shkjau ishte specialist pneumolog, por pasi doli në pension punonte si mjek familje. Së fundmi, ai punonte në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës dhe ishte në krye të detyrës, deri ditën që u infektua nga COVID-19. 

"Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

 Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës. Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Më herët, COVID-i morri një tjetër jetë nga heronjtë me bluzat e bardha. Mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi, i cili ndërroi jetë në spitalin infektiv pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor për ta mbajtur në jetë. Pushi nuk vuante nga një sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
COVID-19 i merr jetën mjekut/ Basha: Do kujtohet dhe nderohet gjithmonë për kontributin e tij ndaj qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të mjekut Hysni Shkjau për shkak të covid-19 në moshën 69-vjeçare. Basha shprehet se për 40 vite mjeku Shkjau dha kontributin dhe jetën e tij në mbrojtje të qytetarëve dhe se ai gjithmonë do të kujtohet dhe ndërohet për veprën e tij.

"Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvendësueshme për qytetarët e Pukës, të cilëve ai u shërbeu me përkushtim për 40 vite. E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë  me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe", shkruan Basha.

Ora 12:50
Detaje/ Mjeku në Pukë u infektua me COVID nga kolegia që kishte ardhur në QSUT për konsultë

Report TV ka mësuar detaje të reja nga vdekja e mjekut të dytë me COVID-19, Hysni Shkjau. Mësohet se Shkjau u infektua nga infermierja e qendrës shëndetësore ku punonte në Pukë, e cila më herët kishte shkuar në QSUT për një konsultë, por që u infektuar. Shkjau kishte qenë specialist pneumolog, por pasi kishte dalë në pension punonte mjek familjeje në Pukë. Ai ishte në detyrë deri ditën që u infektua nga COVID-i.

Ora 10:54
Vdekja e mjekut, Meta: Duhet strategji e re për përballimin e COVID, të rritet bashkëpunimi mes autoriteteve qendrore dhe vendore

Për Presidentin, Ilir Meta rritja e rasteve me COVID dhe numrit të viktimave tregon se duhet një strategji e re për të përballuar situatën. Teksa shprehu ngushëllime për vdekjen e mjekut Hysni Shkjau, kreu i shtetit tha se çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë.

Meta përsëriti  thirrjen për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, ndërsa kërkoi forcim të bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore.

"Ndarja nga jeta këtë mëngjes e Dr.Hysni Shkjaut, i cili për 40 vite u shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm qytetarëve të Pukës, është një tjetër humbje e madhe për sistemin tonë shëndetësor. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr.Shkjaut, kolegëve dhe mbarë komunitetit pukian!

Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë.

Ndaj përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. Është tepër i domosdoshëm forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve të bëra publike", shkruan Meta në Facebook.

Ora 10:43
FOTO/ Ky është mjeku në Pukë që humbi jetën nga COVID-19

1594024961_hysnishkjau.jpg

Ky është mjeku Hysni Shkjau, i cili nuk arriti që të fitonte betejën me COVID-19. Prej 40 vitesh, ai punonte si mjek familjeje, dhe së fundmi ishte në krye të detyrës në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës dhe ishte në krye të detyrës, deri ditën që u infektua nga COVID-19. Një humbje të madhe për sistemin shëndetësor, e quajnë kolegët e tij në Pukë, teksa i shprehin ngushëllime familjarëve.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 07/07/2020 09:06

    Ngushellime familjes dhe te afermve.

    Përgjigju
  • Bond: 06/07/2020 10:17

    Ngushellime. Vdekje ka pasur dhe do te kete gjithmon me apo pa corona. Shkruani dhe oren dhe vendin e varrimit se dhe ajo ka ngelur. Tung

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit