Një tjetër viktimë shënohet në rradhët e bluzave të bardha në betejën kundër koronavirusit.
Mjeku Ilirjan Draçi, mjek i poliklinikës së specialiteteve nr. 1 ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në Facebook, ajo shpreh ngushëllimet familjarëve.
Postimi i plotë në Facebook:
Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.
Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv. E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot.
U prehsh në paqe dr. Draçi. Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë bashkë.
Lutjet e saj nuk u dëgjuan! Bashkëshortja e mjekut të ndjerë që u shua nga COVID-19, ka ndarë fjalë rrëqethëse në rrjetin social Facebook, një ditë para se doktor Ilirjan Daçi të ndahej nga jeta në spitalin Infektiv pas infektimit.
“Një jetë e tërë plot mundime. Duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim. Sot të duhet të vraposht për jetën tënde me guxim. Vallë, a nuk ësht ëjeta në borxh me ty? O Zot, ti që na e jep dhe merr jetën. Mëshiroje robin tënd që nxitoi e nuk mundi të shijonte diellin tëndë në lindje e perëndim, jepi o Zot një mundësi të dytë, të shoh dritën tënde përsëri në agim. Amin”, shkruan Parashqevei, bashkëshortja e mjekut të ndjerë.
Daçi ishte mjek i poliklinikës së specialiteteve nr. 1.
Komente

