Shkon në 10 numri i viktimave me COVID-19, 67-vjeçari me hipertension shuhet pas 4 ditësh në terapi intensive

Ka shkuar në 10 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri që kanë humbur jetën.

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në Spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i cili ishte i sëmurë prej 10 ditësh dhe 4 ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente 72-vjeçare nga Vlora, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë.

"Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social. Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital", apelon ministria.

Viktimat me koronavirus në Shqipëri
11 mars 
ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi
18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja
22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova
23 mars ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja
24 mars ndërroi jetë një 49-vjeçar nga Tirana
25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana
26 mars ndërroi jetë një 85-vjeçare nga Tirana
27 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Fieri
27 mars (e premte në mbrëmje) ndërroi jetë një 72-vjeçare nga Vlora
28 mars ndërroi jetë 6-7 vjeçari nga Tirana


Lajmi kryesor:

10 viktima me COVID-19 në Shqipëri, 197 të infektuar (11 raste të reja sot) 4 në gjendje të rëndë! 33 të shëruar /Video


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë