Lajm i mirë! Fituan luftën me koronavirusin, dalin nga Infektivi edhe 6 pacientë! Në total, 31 të shëruar

Lajm i mirë! Fituan luftën me koronavirusin, dalin nga Infektivi edhe 6 pacientë! Në total, 31 të shëruar

Gjashtë pacientë kanë lënë ditën e sotme spitalin Infektiv në QSUT, të shëruar nga COVID-19.  Pas testit të dytë konfirmues në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik që ka dalë negativ për të 6 pacientët është bërë e mundur edhe dalja e tyre nga Spitali infektiv.

Deri në këto momente të shëruar janë 31 persona që kanë fituar betejën e tyre me koronavirusin.

Megjithatë edhe pas daljes nga spitali, të shëruarit duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

"Sot 6 pacientë të shtruar në Infektiv janë kthyer në shtëpi. Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetëizoluar) të cilët janë shëruar. Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera", thuhet në njoftimin e Shëndetësisë.

Lajmin e mirë të daljes së 6 pacientëve nga Infektivi është përshëndetur edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shpreh besimin e plotë se të bashkuar do ja dalim në këtë luftë që Shqipëria po zhvillon me koronavirusin.

"Lajm i mirë! Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19. Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë. FORCA ekipit të mjekëve të Infektivit", shkruan Manastirliu në Facebook.

Pas 17 personave të shëruar, ku disa prej tyre kanë lënë spitalin dhe disa të vetizoluar në shtëpi, ditën e djeshme u konfirmuan edhe 14 raste të tjera pas kryerjes së testit të dytë që rezultoi negativ duke çuar numrin në total të të shëruarve në 31 persona. Nga këto 14 persona, 6 prej tyre lanë spitalin ditën e sotme, por që do të vijojnë të qëndrojnë në karantinë edhe për 14 ditë të tjera.

Shqipëria ndodhet në javën e tretë të karantinës dhe aktualisht deri në këto momente janë shënuar 186 raste të infektuar me koronavirus, mes të cilëve 8 kanë humbur jetën dhe 31 kanë fituar betejën e tyre me covid 19. 

Nga 102 teste të kryerja brenda 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 12 qytetarë, duke e çuar në total numrin e prekurve me koronavirus në Shqipëri në 186. Puka është shtuar në hartën e qyteteve të prekura, me dy raste të reja duke e çuar numrin e qyteteve të prekura në 16 në të gjithë Shqipërinë.

Në Infektiv janë shtruar 77 qytetarë, 5 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë, në terapi intensive.

Po ashtu gjatë orëve të fundit janë shënuar dy viktima në Shqipëri, një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv. 

Viktimat me koronavirusi në Shqipëri

11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi
18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja
22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova
23 mars ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja
24 mars ndërroi jetë një 49-vjeçar nga Tirana
25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana
26 mars ndërroi jetë 85-vjeçarja nga Tirana
27 mars ndërroi jetë 66-vjeçari nga Fieri

1585334683_1585334534f0885a1142ee46138b2746f4fce8e382.jpg

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 27/03/2020 20:33

    Sherim te shpejte dhe te tjereve,dhe urojme qe Shqiperia jone e dashur ti rilthehet jo vetem jetes,por nje jete me nje vetedije te re dhe ndergjegje me shume per mjedisin dhe per natyren.

    Përgjigju
    • Tipi: 27/03/2020 21:26

      Sa mire e the! Sherim, vetedijesim edhe vleresim per jeten.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën