8 viktima me koronavirus/ Sot 12 raste të reja! 186 të infektuar në 16 qytete...Mes 31 të shëruarve, 2 nga bluzat e bardha (VIDEO)

TIRANË- Nga 102 teste të kryerja brenda 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 12 qytetarë, duke e çuar në total numrin e prekurve me koronavirus në Shqipëri në 186.

Në buletinin ditor, Ministria e Shëndetësisë kanë bërë me dije se 77 qytetarë që janë konfirmuar me koronavirus janë të shtruar në spitalin Infektiv në QSUT, 5 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë, në terapi intesive. 1 mjek dhe 1 infermier është në listën e personave të shëruar, nga 31 në total të cilët testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Puka është shtuar në hartën e qyteteve të prekura, me dy raste të reja, duke sjellë edhe vetëkarantinimin e 7 mjekëve dhe infermierëve për shkak të kontaktit që kanë pasur me dy personat. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste.

Ministria e Shëndetësisë ka shprehur ngushëllimet për familjarët e dy viktimave që humbën jetën gjatë orëve të fundit, një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv. Për fat të keq, ka shkuar në 8 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. 

Koronavirusi është shtrirë me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë, ku përgjatë këtyre dy javëve janë prekur gjithsej 16 qytete, me Tiranën që mban kreun, ndjekur nga Fieri, Korça dhe Durrësi.

Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë 107 raste
Fier 20 raste
Korçë 12 raste
Durrës 11 raste
Elbasan 5 raste
Vlorë 5 raste
Kavajë 4 raste
Shkodër 4 raste
Lezhë 4 rast
Lushnje 4 raste
Rrogozhinë 2 raste
Has 2 raste
Tropojë 2 raste
Pukë 2 raste
Berat 1 rast
Krujë  1 rast 

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos i drejtohen menjëherë spitali, por të telefonojnë nënumrin e Urgjencës, në rast se kanë simptona dhe në linjën e gjelbës 0800 40 40 për çdo pyetje. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Kontakt me të infektuarin e vetëm në Krujë, izolohen 14 persona, 4 familjarë

14 persona në Krujë janë izoluar, pasi kanë pasur kontakt me personin e vetëm që është infektuar deri tani në këtë qytet. I infektuari është pronari i një firme të makinerive të rënda. Pasi rezultoi pozitiv nga analizat, personat që kanë pasur kontakt me të, 10 punëtorë dhe 4 familjarë të tij janë izoluar dhe po mbahen në monitorim mbi gjendjen e tyre, që paraqitet e mirë dhe pa asnjë simptomë deri tani. I infektuari prej tre ditësh është shtruar te Infektivi në QSUT dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai 10 ditë mori mjekim sikur ishte me grip normal, virozat e stinës, por pas testit rezultoi pozitiv me koronavirus. Por në këtë kohë kontaktet kanë qenë të shumta të biznesmenit.

Ora 17:31
Lajmi i mirë! Personeli i spitalit të Lezhës rezulton negativ

Një lajm i mirë nga Lezha. Personeli i spitalit ka rezultuar negativ në testin e koronavirusit që iu bë, pasi dy ditë më parë një mjeke dhe një infermierë rezultuan të prekur. Mjeku dhe infermierja u infektuan pas kontaktit me një qytetar, por fatmirësisht pjesa tjetër e personelit rezultoi negativ.

"Lajm i mire per te gjithe personelin e spitalit Lezhe, qe rezultoi negativ ne testin e bere per Covid-19. Zoti ju ruajte dhe mirenjohje pafund per punen tuaj humane dhe me vlera jetesore. Kam ndjere keto dy dite cdo shqetesim tuajin ne mesazhet qe me keni bere, e smundem dot pa gezuar per secilin prej jush si te isha dhe une ne mesin tuaj" shkruan Ledion Prendi.

Ora 14:09
Korçë- Preket me koronavirus një mjeke, në karantinë të gjithë bluzat e bardha që kanë pasur kontakt me të

Rritet bilanci i mjekëve të prekur me koronavirus në Shqipëri. Rasti më i fundit është regjistruar në Korçë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo është infektuar gjatë punës, e për pasojë të gjithë mjekët që kanë pasur kontakt me të janë vetëkarantinuar.

Ora 13:10
Preket me koronavirus një 35-vjeçar në Vaun e Dejës, pronar i një lokali në qendër të qytetit

Edhe Shkodra ka regjistruar një rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar nga Bashkia e Vaut të Dejës, i cili ka një lokal në qendër të qytetit. Mendohet se ai është infektua në kafenenë e tij, pasi nuk ka një histori udhëtimi në zonat e prekura. Priten që të vetakarantinohen edhe familjarët e tij, në total rreth 25 persona.

Ora 12:43
Rasti i ri në Durrës/ Një 74-vjeçar që kishte qenë në Bergamo, ishte vetëkarantinuar

Ditën e sotme qyteti i Durrësit ka konfirmuar një rast të ri me koronavirus. Bëhet fjalë për një 74-vjeçar, i cili ka qenë në Bergamo të Italisë në kohën kur ka shpërthyer virusi. Mësohet se ai ka qenë i vetëkarantinuar në shtëpi, por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, e për pasojë është sjellë në Tiranë te Spitali Infektiv.

Ora 09:06
8 viktima me koronavirus në Shqipëri/ Pëson infarkt në Spitalin Infektiv 66-vjeçari me sëmundje kronike

Shkon në 8 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri që kanë ndërruar jetën. Sot, pas dy ditësh trajtim në Spitalin Infektiv në QSUT në Tiranë, humbi jetën një pacient 66-vjeçar nga Fieri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të stafit mjekësor, 66-vjeçari që vuante nga sëmundje kronike pulmonare, hipertension, hemorragji gastro-intestinale, nuk arriti të mbijetojë. 

"Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes", thotë ministria në një njoftim zyrtar.

Mbrëmë u shënua viktima e shtatë, një 85-vjeçare e cila vuante nga disa sëmundje kronike. E moshuara u dërgua me urgjencë pasditen e djeshme në gjendje të rëndë tek Infektivi në QSUT, ku nga analizat rezultoi se ishte e infektuar me COVID-19.

Viktimat me koronavirusi në Shqipëri

11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi
18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja
22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova
23 mars ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja
24 mars ndërroi jetë një 49-vjeçar nga Tirana
25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana
26 mars ndërroi jetë 85-vjeçarja nga Tirana
27 mars ndërroi jetë 66-vjeçari nga Fieri

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja