
Pacienti 73-vjeçar me COVID-19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.
Ai është arkitekti i njohur Hajdar Kovaçi nga Durrësi i cili prej thuajse 1 muaji ishte në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute.
73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale respiratore (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.
Me gjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.
29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 në vendin tonë, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.
Lajmi kryesor:
COVID-19/ Ndërron jetë Hajdar Kovaçi, arkitekti i njohur nga Durrësi, gruaja në spital e djali i vetëkarantinuar në shtëpi (VIDEO)











