Ndërtohet shkolla në Spatharë,Balla:
Do të ndërhyjmë tek ura dhe rruga

Ndërtohet shkolla në Spatharë,Balla:<br />Do të ndërhyjmë tek ura dhe rruga
Nxënësit e shkollës së fshatit Gurëkuqa në fshatin Spatharë në Librazhd tashmë do të kenë mundësi që të vijojnë arsimin fillor në një shkollë të kushteve bashkëkohore.

Godina e re e shkollës është inauguruar sot ku drejtuesit vendor kanë premtuar ndërhyrjen edhe në drejtim të urës që lidh fshatin me rrugën si dhe rikonstruksionin e kësaj të fundit.

Duke qenë se kjo shkollë gjendej në kushte jo normale për procesin mësimor-edukativ, bashkia në bashkëpunim dhe me shoqatën “Rahma Merci” kanë bërë të mundur kthimin e kësaj shkolle në një ambient të denjë edukativ.
 
Deputeti Taulant Balla, pasi shprehu falenderimin për donatorët, theksoi se, pas kësaj shkolle të re, do të bëhen përpjekje maksimale për ndërtimin e urës që lidh këtë lagje me rrugën nacionale.

Balla pohoi ndër të tjera se investimet në këtë rreth janë të shumta dhe se arsimi e infastruktura mbeten prioritetet tona.

"Unë e falenderoj këtë shoqatë që tregoi mëshirë për hallin që kishin fëmijët e këtij fshati, të cilët duhet të udhëtonin me orë të tëra brenda një dite për të shkuar dhe për të ardhur në shkollë. Vëllai ynë Xhemali e meriton për të qenë një qytetar nderi i denjë i zonës sonë dhe e uroj për këtë. Ka qenë një nga njerëzit, që bashkë me kryetarin e Bashkisë, bashkë me kryeplakun kanë bërë një punë të lavdërueshme për ta çuar këtë projekt deri në fund. Shumë shpejt ne do të kemi edhe urën e re të këtij fshati; dhe me përfundimin e urës dhe me garancinë që ka dhënë kryetari i bashkisë për të investuar tek rruga, unë mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyer për këtë fshat"- përfundoi Balla.

Drejtori i fondacionit,”Rahma Merci” Halil Pateli,  u shpreh i kënaqur me investimin e bërë dhe tha se ky investim do t'i shërbejë nxënësve për të marrë dije e arsim,  në mënyrë që nesër t'i shërbejnë familjes dhe komunitetit.

“Ne, bëmë të mundur ndërtimin e kësaj shkolle në mënyrë që fëmijët këtu të arsimohen ashtu si bashkëmoshatarët e tyre’ tha ai.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm donatorët, deputeti Taulant Balla, kryetari i Bashkisë Librazhd Kastriot Gurra, drejtoresha e zyrës Arsimore Librazhd Fatbardha Qatja, si dhe mësuesit, nxënës e banorë të fshatit. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital