Komiteti i Nobelit për Fizikë i ka dhënë Çmimin Nobel për Fizikë për vitin 2014  tre shkencëtarëve të lindur në Japoni, Isamu Akasaki, Hiroshi Amano dhe Shuji Nakamura.

Çmimi në vlerë prej 1.1 milion dollarësh, u është dhënë për punën e tyre në zhvillimin e energjisë së ulët - diodave të emetimit të dritës së kaltërt (shkurtimisht LED).

led

Ky komitet theksoi se shkencëtarët fiutues të Çmimit Nobel kanë ndihmuar në krijimin e burimeve të dritës, që janë efikase nga aspekti energjetik, të cilat mund të përdoren në pajisjet e jetës së përditshme, përfshirë edhe telefonat e mençur.

Komiteti i Nobelit tha se diodat emituese të kuqe dhe të gjelbra ishin në dispozicion për dekada, por zhvillimi i atyre të kaltëra ka bërë revolucion në këtë fushë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)