Ndeshja e supergolave në Ballsh, Bylis barazon 2-2 Tiranën në minutën e 95-të! Sot edhe dy ndeshje të tjera në Superligë

Ndeshja e supergolave në Ballsh, Bylis barazon 2-2 Tiranën në minutën e 95-të! Sot edhe dy ndeshje të tjera në Superligë

Bylis 2-2 Tirana

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur ditën e parë të raundit të katërt. Në Ballsh, Tirana e Bledi Shkëmbit është abonuar me "X", teksa barazoi 2-2 kundër Bylisit. Po sot në 19:00 luhen Skënderbeu - Teuta dhe Vllaznia - Egnatia.

Në "Adush Muça" të Ballshit, Bylis dhe Tirana barazuan 2-2 në një sfidë thriller që u vendos në minutën e 95-të. Për vendasit shënuan Arli Përgjoni në minutën e 18-të dhe Flamur Ruci në 90+5, të dy me supergola. Ndërkohë që Akileu Ndreca përmbysi përkohësisht për Tiranën me dopietë në minutat 83 dhe 88-të. Pas javës së katërt Tirana sheh katër pikë dhe katër barazime.

Superliga, raundi 4:

E mërkurë, 11 shtator 2024

16:00 Bylis 2-2 Tirana

19:00 Skënderbeu - Teuta

19:00 Vllaznia - Egnatia

E enjte, 12 shtator 2024

19:00 AF Elbasani - Laçi

19:00 Partizani - Dinamo

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: ‘Fisheku’ i fundit i Berishës para SPAK

Mero Baze: ‘Fisheku’ i fundit i Berishës para SPAK