Ndeshja me Bylis, Dobi konfirmon mungesat te Kukësi: Kundërshtari vjen si favorit

Ndeshja me Bylis, Dobi konfirmon mungesat te Kukësi: Kundërshtari vjen si favorit

Trajneri i Kukësit, Dobi.

Kukësi luan nesër në shtëpi me Bylis në orën 15:00. Dueli i javës së shtatë në Superligës është i rëndësishëm për dy skuadrat, me vendasit që kanë nevojë për pikë pas nisjes jo të mirë të sezonit. Përpara ndeshjes, para mediave ka dalë trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi. Durrsaku ka konfirmuar mungesën e Dacit, duke kërkuar më shumë përqëndrim dhe respekt para ballshiotëve. Me pesë pikë në gjashtë javë, Kukësi renditet në vendin e tetë të elitës, ndërsa Bylis në pozitën e katërt me 11 pikë.

"Fitorja ndaj Laçit? Kemi marrë sinjale pozitive por kemi shumë për të dhënë dhe nuk duhet të ndalojmë tani. Pas ndeshjes ndaj Laçit që ishte shumë e rëndësishme, duhet vazhdimësi sepse po nuk pate stabilitet bie poshtë. Fokusohemi të marrim ndeshjet sepse e dimë se ku jemi. Jemi ende në të kuqe dhe nuk jemi komfort ti lejojmë vetes gabime. Ka gjëra pozitive.

Ndeshja me Bylis? Me gjithë respektin për Bylisin, jemi angazhuar në maksimum. Nuk ka kundërshtar të lehtë ose të fortë. Nuk kemi ne ndikim si luan Bylisi por kemi ndikim si luajmë ne. Bylis vjen si favorit sepse vjen nga vendi i tretë dhe ne në vendin e tetë. Duhet ta respektojmë dhe ta marrim me seriozitet. Një fjalë e urtë thote: Nëse doni që t'ju respektojnë të tjerët, fillimisht respektoni veten tuaj. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe me përulësi sepse e dimë situatën ku jemi dhe nuk mund të bëjmë gjysëm ndeshje por të minimizojmë gabimet.

Mungesa? Kemi Dacin që u dëmtua me Labërinë por dha shenja por nuk duhet të rrezikojmë. Të hënën kthehet në 100% me ekipin.

Tifozeria? Është e qartë që na mungojnë sepse për to luhet. Për një gabim të dikujt ndodhin por realisht nuk duhet të ndodhin. Duhet të fitojmë ndeshjet për ti dhënë kënaqësi tifozëve për të mos krijuar situata të tilla për të cilën ka reaguar edhe klubi. I bëjmë thirrje të gjithëve që kemi nevojë për tifozët sepse luhet për Kukësin. Kemi penalizim sepse donim që lojtari i 12 të na mbështeste", tha trajneri Dobi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë