Ndeshja Shqipëri- Serbi, Duka
takim me ambasadorin se

Ndeshja Shqipëri- Serbi, Duka<br />takim me ambasadorin se
Një muaj para ndeshjes së vlefshme për eliminatoret “Euro 20016” mes Shqipërisë dhe Serbisë, kreu i federatës Shqiptare të futbollit Armando Duka ka zhvilluar një takim me ambasadorin serb Miroljub Zariç në vendin tonë.
 
Duka shprehu bindjen se ndeshja do të shkojë mirë, pasi “tifozët shqiptarë nuk kanë qënë asnjëherë problematikë, si brenda dhe jashtë Shqipërisë”.

“Kemi një muaj që kemi nisur punën në lidhje me organizmin e kësaj ndeshjeje. Unë kam bindjen se gjithçka do të shkojë mirë dhe i bëj thirrje të gjithëve, që të na mbështesin për këtë. Tifozët shqiptarë, nuk kanë qenë asnjëherë problematikë si brenda edhe jashtë Shqipërisë. Duke bashkëpunuar, do të arrijmë që gjithçka të kalojë pa problem”, tha Duka.

“Ishte kënaqësi që u pritëm në këtë takim në Federatën Shqiptare të Futbollit. Sigurisht biseduam për ndeshjen e ardhëshme mes dy kombëtareve tona. Kemi besim tek institucioni i futbolllit shqiptar dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mjaft mirë, në këtë ndeshje. Falenderoj Presidentin Duka për pritjen dhe angazhimin e tij”, tha ambasadori serb në Tiranë, Zariç.

Ndërkohë kujtojmë këtu se ndeshja do të zhvillohet në Elbasan Arena më 8 tetor të këtij viti.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim