Ndeshja Zvicër-Serbi, flasin për Report Tv ish-futbollistët! Milaim Rama: Emocionet ishin në ekstrem! Eduart Abazi: Xhaka dhe Shaqiri e meritojnë
Atmosfera e ndeshjes Zvicër-Serbi, e cila përfundoi me fitoren e helvetëve dhe shqiptarëve që luajnë aty, ka qenë e nxehtë në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë. Milaim Rama, ish-futbollist i Zvicrës ka folur për Report Tv dhe ka uruar Xhakën dhe Shaqirin që përfaqësuan Zvicrën në këtë botëror, duke sjellë për fitore në ndeshjen Zvicër-Serbi.
Redaksia 3 Dhjetor 2022, 14:08 | Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 14:21
Atmosfera e ndeshjes Zvicër-Serbi, e cila përfundoi me fitoren e helvetëve dhe shqiptarëve që luajnë aty, ka qenë e nxehtë në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë.Milaim Rama, ish-futbollist i Zvicrës ka folur për Report Tv dhe ka uruar Xhakën dhe Shaqirin që përfaqësuan Zvicrën në këtë botëror, duke sjellë për fitore në ndeshjen Zvicër-Serbi.
“E kam pritur me emocion dhe ethe. Pas katër vitesh, Serbët shkuar në shtëpi falë lojatarëve të Zvicrës dhe dy lojtarëve shqiptar që kanë shkëlqyer. Unë e kam pas fatin të jem lojtari i parë që ka luajtur për Botërorin me Zvicrën dhe jam shumë i lumtur që këta djelmosha të rinj dinë të ruajnë dhe të bëjnë krenar Zvicrën, por edhe të gjithë shqiptarët.
Po të më kishe pyetur para 18 vite nuk mendoja që shqiptarët të ishin lider në kombëtare, duke luajtur në mënyrë perfekte dhe shpresoj që një ditë të ketë të njëjtin fat edhe kombëtarja shqiptare dhe ajo e Kosovës. Shqipëria dhe Kosova ka shumë talente dhe pse mos besoj që një ditë do luajnë me kombëtaren në Botëror”, u shpreh Rama.
Ai tha gjithashtu se mbrëmë pas lojës ka pasur festë.
“Ka shumë surpriza në këtë kampionat dhe unë besoj qe edhe Zvicra mund ta mund Portugalinë”, vijoi ai.
Eduart Abazi, ish-futbollist i Shqipërisë , ka ndarë mendimin e tij për ndeshjen Zvicër-Serbi, duke falënderuar dy lojtarët shqiptar për emocionet që i kanë dhuruar këtij botërori.
“Ishte një ndeshje emocionuese dhe e vështirë edhe për shkak të lojtarëve shqiptar kundër atyre serb, duke ditur historinë. Zvicra është një skuadër e konsoliduar, por duhet të themi që Xhaka dhe Shaqiri i kanë dhënë më shumë rëndësi”, ka thënë ai.
Ai ka bërë edhe një thirrje për fëmijët duke thënë se fëmijët duhet të besojnë në ëndrrat e tyre.