Ndëshkim mjekëve për vdekjen e 56-vjeçares në Durrës? Manastirliu: Do zbatohet protokolli në çdo rast

E ftuar në studion e Report Tv, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu foli lidhur për qendrat  e përkohshme shëndetësore, si dhe cilësinë e shërbimit gjatë këtij sezoni. Ministrja Manastirliu u ndal dhe tek ngjarja e sotme që ndodhi në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën 56-vjeçarja Ervehe Dedej, rast i cili ndodhi si pasojë e neglizhencës së mjekëve, siç thanë familjarët e saj.

E pyetur nëse do të penalizohen mjekët në spitalin e Durrësit, Manastirliu tha se në çdo rast do të zbatohet protokolli, dhe se është dërguar një ekip pune për të verifikuar procesin dhe rastin ne fjalë. Sipas ministres, është ekspertiza ligjore që do të përcaktojë vendimin e duhur. 

Jam në dijeni për rastin, dua t’iu shpreh ngushëllime familjarëve. Une dua të them se spitali i Durrësit ka pasur një deklaratë për ngjarjen, por në këtë moment duhet të flasë ekspertiza. Ne kemi dërguar një ekip ekspertësh për të verifikuar procedurat, fjalën e fundit e ka ekspertiza dhe do ndiqen të gjitha hapat e protokolleve.

Ogerta Manastirliu

Manastirliu foli për cilësinë e shërbimit, ku u shpreh se sivjet shërbimet kanë qenë më të mira dhe se janë 26 qendra shëndetësore verore në shërbim ndaj qytetarëve. Po ashtu ministrja tha se njësia e helikopterëve tashmë është bërë pjesë e shërbimit të ambulancave dhe janë kryer rreth 150 misione të tilla. 

Ne nuk themi që kem i arritur objektivat, sepse ka akoma pritshmëri, shërbimet kanë qenë më të mira si dhe pastrimi i plazheve që kanë ndikuar në shtimin e turistëve këtë sezon. Janë 26 qendra verore shëndetësore  verore në shërbim të pushuesve. Përveç qendrave ne kemi vendosur dhe 17 autoambulanca që shërbimi për qytetarët të jetë më i lehtë dhe në mënyrë që t’u përgjigjen në kohë qytetarëve. Ka ende për të bërë lidhur me shërbimin shëndetësor, të gjitha ambulancat janë pajisur me pajisje të reja për të rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor.  Ndërsa për sezonin veror janë 120 mjekë, të cilët kanë marrë një trajtim specifik për të qenë sa më të përgatitur. Tashmë njësia e helikopterëve është pjesë e pandarë e ambulancave dhe shërbimit shëndetësor. Gjatë këtij sezoni janë 150 misione të këtij lloji, pasi jemi përballur me problematika të llojeve të ndryshme, si ato që ndodhin në det. Ekipet tona të shërbimit punojnë pa reshtur. Vëmendja jonë është tek qytetarët.

Ogerta Manastirliu

E pyetur për virusin Ethet e Nilit, a ka rrezikshmëri vendi për t’u prekur nga virusi, ministrja tha se ka nisur procesi i dezinsektimit që në muajin prill dhe se ekspertët kanë vendosur të rikryejnë dezinfektimin në zonat ku janë shfaqur probleme të tilla. 

Insituti i Shëndetit  Publik jep të dhëna më të sakta lidhur me këtë problematikë. Ka një program për procesin e dezinfektimit. Ne kemi filluar punën që në muajin prill për të parandaluar përhapjen e virusit. Nga ana tjetër ekspertët kanë vendosur të rikryejnë dezinfektimin në zonat ku janë shfaqur probleme.

Ogerta Manastirliu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie

Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie