'Ndihmoni qytetarët' Bardhi: Qeveria të veprojë, të mos merret me propagandë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se janë të shumtë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë, ndërsa qeveria vijon me propagandën se po i shpërndan ndihma në banesë. Përmes një video ku shfaqen disa qytetarë që ankohen dhe kryeministri Rama me premtimet që ka dhënë në këto ditë, Bardhi thotë  se qeveria duhet të veprojë pa vonesë për të ndihmuar familjet në nevojë pasi e ka detyrim ligjor dhe jo dëshirë.

"Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën. Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë.  Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës", shkruan Bardhi

 

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën?

Komento

Komente

  • Shko mo: 26/03/2020 23:17

    Pirdhu pederast mu*** i na u bene si burre motre vajmedet ku ka katandis PD dava debili

    Përgjigju
  • EDI RAMA BURR SHTETI: 26/03/2020 22:04

    Edi Rama është burrr shteti se luan topi. Zotësin mpretësin burrrërin po e tregon me vepra. Populli Shqiptar është një popull inteligjent që ska bir kurve që ta manipuloi. Edi Rama qëndron kryeministër dhe 8 vjet të tjera.Roft Shqipria rofshin shqiptarët kudo që jan në Bot.

    Përgjigju
  • FATBARDH ZIU: 26/03/2020 20:21

    O bardh ziu po hik mor kastraveci i hidhur se je bo bajat duke lef pa pushim. A ke ti ndonjë pik dinjitet si njeri ?.

    Përgjigju